Fundamenti

Kuqi s’luan për Kosovën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shefki Kuqi i ka bërë me dije selektorit të përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjakut që mos të llogarit në të. Ai mendon se klubeve është dashur tu sigurohet pjesëmarrja në kualifikimet për garat ndërkombëtare, para se të zhvilloj ndeshje miqësore me Përfaqësuese.

Albert Bunjaku, selektori i përfaqësueses së Kosovës, shumë shpejtë do t’i duhet ta përpiloj një listë me emrat e futbollistëve që do t’i ftoj për ndeshjen e parë miqësore.

Bunjaku ka paralajmëruar se ekipi i Kosovës do të përbëhet kryesisht me lojtar kosovar që luajnë nëpër ekipet e ndryshme europiane.

Por, ish sulmuesi i disa skuadrave angleze, Shefki Kuqi i ka bërë me dije selektorit që mos të llogarit në të.

I pyetur nga Gazeta Express se a do të pranoj të luaj për Kosovës në rast se merr ftesë, Kuqi është përgjigjur: “Shiko, unë nuk besoj se do të marr ftesë. Kosovës asnjëherë nuk i ka interesuar për mua. Kështu që nuk vjen në shprehje të luaj”.

FIDANISHTJA

Ndërkohë, ish reprezentuesi i Finlandës mendon se lejimi i zhvillimit të ndeshjeve miqësore nuk është ndonjë e arritur e madhe.

Sipas Kuqit, më mirë ka qenë që klubeve tu sigurohet pjesëmarrja në kualifikimet për garat ndërkombëtare, sepse vetëm kështu mund të përparon futbolli.

“Unë nuk po arrij t’i kuptoj se çfarë po mendojnë të arrijnë me zhvillimin e ndeshjeve miqësore. Madje në cilin stadium po mendojnë t’i luajnë këto ndeshje, kur nuk kemi infrastrukturë”, ka deklaruar Kuqi.

“Më mirë do të ishte që klubeve kosovar tu sigurohet pjesëmarrja në kualifikimet për Ligën e Kampionëve dhe Europa League. Kështu do të zhvillohej futbolli, dhe garat brenda Kosovës do të ishin shumë më tërheqëse”, ka theksuar Kuqi.

Kuqi ka bërë të ditur se ka vizituar një shkollë të futbollit në Kosovës dhe është ndarë i kënaqur me atë çfarë ka parë. Ai thotë se Kosova ka shumë talent.