ARKATANA

Kuqi: Prishtina nuk është mbretëri

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Në secilën paraqitje publike, zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë deklaruar se pushtetin në Prishtinë, s’mundet t’ua marrë asnjë parti tjetër.

Kur e rikandiduan Isa Mustafën për Kryetar të Prishtinës thanë se rivalët e tyre në Kryeqytet janë “kafshatë” e vogël për ta.

Megjithëkëtë, Nënkryetari i PDK’së, Hajredin Kuçi thotë se Prishtina nuk është mbretëri dhe se pushteti mund të ndërrohet.

Madje, edhe me njerëz që nuk janë lindur e rritur në Prishtinë.

“Nëse është fjala për sundim, atëherë sundimet zakonisht në mbretëri shkojnë me trashëgimi, edhe me prejardhje prej nga je. Nëse është fjala me i shërbye qytetarëve, atëherë shkon me besim në demokraci”, ka thënë Kuçi, për Gazetën Express.

Nënkryetari i PDK’së thotë se ka ardhur koha që edhe në Prishtinë të ndërroi pushteti dhe të fitoj kandidati i tyre.

“z. Çeku ka me iu shërbye qytetarëve të Prishtinës”, ka shtuar ai.

Fundamenti

PDK ka kandiduar Ministrin e FSK’së, Agim Çeku, për Kryetar të Prishtinës

Prej pasluftës, PDK e ka humbur gjithmonë garën për Prishtinën. E kishte provuar edhe me Fatmir Limajn në vitin 2007, por s’kishin mundur ta mundin Isa Mustafën e LDK’së.

Edhe në vitin 2009, PDK ishte renditur e trata me Astrit Salihun.

Pavarësisht kësaj, Kuçi thotë se e kanë marrë seriozisht garën në qytetin më të madh të Kosovës.

“Besoj se PDK’ja është treguar serioze duke propozuar z. Çeku për kandidat për Prishtinën. Kemi treguar edhe gatishmëri dhe vullnet si dhe përkushtim të plot. Ai e ka mbështetjen e plotë të partisë dhe besoj se do ta ketë besimin edhe të qytetarëve të Prishtinës. Prishtina ka nevojë për ndryshim të tilla që mund t’i bëjë një njeri si z. Çeku me bagazh edhe politik, edhe kombëtar, edhe profesional”, ka shtuar ai.

Sidoqoftë, gara në qytetin që është udhëhequr prej pasluftës nga LDK’ja pritet të jetë e fortë.

Në garë janë Isa Mustafa i LDK’së, Agim Çeku i PDK’së, Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes, Besnik Tahiri i AAK’së, Valon Murati i LB’së, Korab Sejdiu i AKR’së dhe Visar Arifaj i Partisë së Fortë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.