Kuqi, gati të filloj zejen e trajnerit

Shpesh po lihet në bankë rezervë nga kryetrajneri, Pat Fenlon, por ai shumë shpejt edhe ai mund ta lë ndonjë futbollist tjetër aty. Shefki Kuqi shumë shpejtë pritet të fillojë punën e trajnerit. Ai është pajisur me diplomën profesionale të trajnerit, licencën B dhe kështu është në pritje të ndonjë oferte nga ndonjë klub.
“Më duhet të pranoj se kjo licencë ishte e vështirë por gjithsesi është vetëm hapi i parë”, deklaroi Kuqi. Ndryshe, ky i fundit këtë edicion ka luajtur shumë pak nën fanellën e skuadrës skoceze, Hibernian. Kuqi në fillim të pranverës ishte i lidhur ngushtë me një kalim në stolin e skuadrës së Oldhamit si trajner, por në fund dështoi.
Ai thotë se nuk e dinë nëse edicionin e ardhshëm do të fillojë me zejen e trajnerit por është i bindur që në vitet e ardhshme do të jetë i tillë. “Nuk e di se çfarë do të bëjë sezonin e ardhshëm, nëse do të luaj ende futboll apo të bëhem trajner. Kjo varet nga disa shkaktar. Megjithatë, për vitet e ardhshme unë jam i sigurt që do të vazhdoj me punën e trajnerit”, deklaroi Kuqi.(tribuna)