Eko Higjiena

Kuqi: Do t`i fitojmë zgjedhjet lokale në tërë Anamoravën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Hajredin Kuqi nënkryetar i PDK-së duke komentuar atmosferën dhe zhvillimet politike në Anamoravë tha për rajonipress se ky subjekt politik do të fitojë sërish besimin e qytetarëve në Anamoravës dhe bindshëm do të dali fituese edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale edhe në nivel Kosove.

Ka vizituar disa herë komunat e Anamoravës dhe ka marr pjesë në disa nga kuvendet dhe takimet e rëndësishme me elektoratin e PDK-së në Anamoravë. Hajredin Kuqi nënkryetar i PDK-së pasi ka parë atmosferën tek elektorati i PDK-së në rajonin e Anamoravës është i bindur se ky subjekt politik bindshëm do të dali fitues edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Unë jam i sigurt dhe i bindur se puna jonë e deritanishme dhe oferta jona programore dhe me kuadrot që i kemi do ta fitojmë sërish besimin e qytetarëve të Anamoravës dhe në tërësi në nivel vendi” tha Kuqi për rajonipress.

Fundamenti

Kuqi tha se Anamorava llogaritet madje si bastion i PDK-së sepse kemi fituar disa herë edhe atëherë kur disa subjekte politike janë bërë bashkë në koalicion. Pos Gjilanit e Vitisë ku PDK-ja ka kryetarët e komunave Kuqi është i bindur se zhvillime interesante do të ketë edhe me Kllokotin dhe Kamenicën.

“Edhe në këto dy komuna PDK-ja do të organizohet dhe fuqizohet për të marrë pushtetin komunal sepse kemi identifikuar nevojat dhe kemi kuadro të dëshmuara që mund t`i qojnë përpara zhvillimet pozitive në këto dy komuna të Anamoravës” tha Kuqi. /rajonipress/