Fundamenti

Kuqi: Çdo reformë i ka telashet e veta, tani ajo ka fituar stabilitetin e vet

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Të enjten zyrtarët më të lartë të Qeverisë së Kosovës, së bashku me përfaqësuesit e SHBA-ve, gjykatës, e prokuror, kanë inauguruar ndërtesën e re të Gjykatës Themelore në Gjilan e cila tani është e gatshme të ju shërbejë qytetarëve të rajonit të Gjilanit. Hajredin Kuqi tha se çdo reformë i ka telashet e veta, por implementimi i reformës ka fituar stabilitetin e vet. Kuqi tha se aktualisht kemi gjyqtar dhe prokuror të respektuar e me dinjitet dhe sot është krenari të jesh gjykatës e prokuror në Kosovë.

Në këtë ceremoni inauguruese Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Trecy Ann Jacobson duke folur për rëndësinë e objektit të Gjykatës tha se kjo ndërtesë e re e gjykatës është një shembull i mirë i bashkëpunimit të ngushtë mes Qeverisë së Kosovës dhe SHBA-së, dhe Norvegjisë, i cili u kurorëzua me këtë gjykatë të re dhe të pajisur tërësisht.

Jacobson tha se Kosova ka një rrugë të gjatë në drejtësi dhe tha se ju premtojë se edhe në këtë fushë SHBA-ja do e mbështes Kosovën. Jacobson tha se është me rëndësi që në Kosovë të mbretërojë rendi e ligji dhe kemi besim se do të punohet me kujdes dhe mbi baza ligjore. “Sot në Bruksel po punohet se si të implementohet marrëveshja dhe këto bisedime janë të rëndësishme për Kosovën tha ajo.

Kurse zëvendës-kryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi duke folur para gjykatësve dhe prokurorëve tha se angazhimi ynë konkret ka të bëjë me forcimin e rendit dhe ligjit. Kuqi tha se në Kosovë kanë ndodhur tri reforma rrënjësore. E para ka të bëjë me legjislativin, e dyta me reformën strukturore dhe e treta investimi në kapacitetet njerëzore.

Kuqi tha se çdo reformë i ka telashet e veta, por implementimi i reformës ka fituar stabilitetin e vet. Kuqi tha se aktualisht kemi gjyqtar dhe prokuror të respektuar e me dinjitet dhe sot është krenari të jesh gjykatës e prokuror në Kosovë.

Mobi Casa

Kuqi duke folur për objektin e ri të Gjykatës Themelore tha se ky objekt i ngjanë objekteve të perëndimit dhe kam dëshirë që edhe ligji dhe puna të përngjajnë në standardet e perëndimit.”Unë do ju mbështes për të pasur një rend dhe ligj sepse ju jeni imazhi i Kosovës. Unë gjithashtu do ju mbështes në punën tuaj dhe shumë shpejt ju sigurojë se edhe Prokuroria e Gjilanit do ta ketë objektin e vet. Ju jeni imazhi i Kosovës andaj përgjegjësia e juaj për të ngritur transparencën dhe për të rritur besimin e qytetarëve në punën tuaj është i madh” ka porositur Kuqi.

Kreu i Gjykatës Themelore në Gjilan Zyhdi Haziri tha se objekti është modern dhe funksional derisa ka siguruar qytetarët se kjo Gjykatë me të gjitha kapacitetet e veta do të jetë në funksion të zbatimit të ligjit.”Është njëri nga investimet më të mëdha të drejtësisë kosovare” tha Haziri.

Nebojsha Boriqiq zëvendëskryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovë tha se ky është njëri nga objektet që plotëson kriteret e gjyqësisë të shekullit 21 sepse janë bërë sipas kritereve të USAID-it dhe mbretërisë të Norvegjisë.

Më pas Zyhdi Haziri, Trecy Jakobson dhe Hajredin Kuqi e kanë prerë shiritin inaugurues të Gjykatës e cila është moderne dhe ka mbi 40 zyre për gjyqtarë, ka 10 salla gjykimi, ka zyra për konsultime e zyra të burgosurve, pesë zyra të menaxhimit si dhe zyra të madh që do të shërbejnë si dhoma të pritjes për qytetarët.

Në fund nikoqiri Zyhdi Haziri tha se renovimi i Gjykatës është pjesë e Programit të udhëhequr nga USAID-i për Gjykatat Model, me fonde shtesë nga Qeveria e Norvegjisë. “Transformimi fizik i ndërtesës së gjykatës e promovon transparencën dhe efikasitetin e funksionimit të gjykatave si dy standarde kyçe për administrimin e gjykatave” tha Haziri./rajonipress/