RCCOLA

Kuqi aplikon për t’u bërë trajner i Portsmouthit

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Ish-sulmuesi i disa skuadrave në Angli, Shefki Kuqi, ka aplikuar për t’u bërë trajner në skuadrën e Portsmouthit që garon në kategorinë e tretë të Anglisë.Trajneri kosovar që aktualisht është trajner i PK-35 në Finlandë, thotë se dëshira e tij është që të udhëheq një skuadër angleze.

“Kur do të nis punën nuk e di, por definitivisht unë dua të jem trajner në Angli. Puna në Angli është synimi im dhe do të pres për të parë se çka do të vijë”, ka thënë Kuqi për “skysports.com”.

UBT

Kuqi 38-vjeçar karrierën si trajner e nisi te skuadra finlandeze Honka. Me këtë skuadër arriti të mbijetojë në elitën e futbollit të Finlandës, por për shkak të bankrotimit kjo skuadër u përjashtua.