ARKATANA

Kuptojeni pse poezia e Irena Gjonit mori çmimin e parë në “Pena e Flakës”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

DITË SHPIRTI – Ti erdhe te unë… Tingulli i shpirtit, galaktikën e mat , me sekondat për të qenë afër meje.
Në mungesë të zërit, shpërthen meteorë, që nga përplasjet e copëtimit të dritës, të artikulojë kumtin.

Rrokulliset humnerave të ajrit,
Përleshet me thepat thikë të mungesave
që të bëjë zë.
Nga dhimbja ulëret kobshëm pa vaj.

Kumti ka ngelur hije e tingullit
e nuk e largon dot kukuvajkën mbi kokën time,
as korbin e shpirtëzuar në flokë e në zemër.
As krizantemën e lulëzuar në katër stinë
brenda gjëmës së shpirtit tim.

Loton me lotët e erës
e se tret as dheu, se lartëson as qielli,
s’e preh as ferr e parajsë
pa kumtuar kumtin për mua.

FIDANISHTJA

I duhej një ëndërr me konture njeriu,
Pikërisht ti ëndrra ime, pa ditur si e pse.
Që nuk pyet:
Çfarë gjuhësh flet i ikuri me të gjallin?
Çfarë kodesh përdorin për të çkoduar njëri – tjetrin?
Çfarë kutesh përdor për të të përzgjedhur profet kumtesh?

Vjen ti tek unë, si flamur triumfi i një kumti
me një buzëqeshje hyjnore që ta dua.
Që projekton në flatra distancash,
një ditë shpirti enkas për mua,
ushqyer që në amë me polen natë muzash
e më rrëfen e më rrëfen një histori pa mbarim…

Lulnajat e gjithë pranverave m’i sjell në një buzagaz
Me fustanin e tangove spanjolle,
lidh fillin e këputur mes dy jetëve mes dy yjeve.
Në vend të kukuvajkës e korbit, me frymën tënde
bën që mes flokëve të mi të marr jetë një margaritë.
Dhe përmes një përqafimi shpirti,
ti ma len hapur portën e ëndrrës së të nesërmes./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.