HW

Kupa u mbush, oligarkët meritojnë ndëshkim

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Qeverisja e vendit nga dy partitë kryesore politike, PDK dhe LDK, me pushtetin lokal nga viti 2001 dhe atë qendror prej vitit 2002, pa ndonjë plan dhe program të prekshëm zhvillimor që të sjellin ndryshime në ngritjen e mirëqenies sociale dhe zhvillimin ekonomikosocial, një vendnumërim total në të gjitha fushat e përditshmërisë qytetare, i ka shndërruar partitë politike në pushtet vetëm në piramida të forcuara të oligarkëve.

Kjo strukturë klienteliste e zgjeruar mandat pas mandati, e instaluar në pushtet, sipas gjykimit të analistëve politikë, jo vetëm që nuk ka pasur në të kaluarën, por nuk ka as sot plane dhe qëllime të mira për zhvillimin e vendit në interes të qytetarëve dhe të vendit, por vetëm për zhvatjen dhe përvetësimin e parave dhe aseteve të shtetit, për interesat e tyre dhe mbështetësve të tyre të tejkriminalizuar. “Këto subjekte politike, që nga vitet e pasluftës dalëngadalë janë zhvilluar në aspektin e përfitimeve, në vendin e dalë nga lufta dhe dhuna, e shfrytëzuan situatën fuqishëm që në vend të rindërtimit të vendit dhe vendosjen e pushtetit në interes të qytetarëve të përvuajtur në shekuj, këto subjekte politike, gati pa dallim arritën të vendosin sistemin anarkik, partiak e familjar klientelist, duke përfituar në mënyrë marramendëse”, shprehet analisti Blerim Burjani.

Mobi Casa

Ai ka pohuar se nga rritja e trendit të pakënaqësisë dhe mosbesimit qytetar në pushtetin lokal e qendror, prej vitit 2003-2004 e tutje erdhi në rritje trendi i zbrazjes së shtetit nga qytetarët që kulmin e arriti në vitin 2014./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.