“Kupa e Pavarësisë” në Gjilan

/ 1 minutë lexim

Gjilan- Në kuadër të aktiviteteve të shumta kulturore dhe sportive që po mbahen në Komunën e Gjilanit për nderë 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe të cilat po organizohen nga Drejtoria për Rini, Kulturë dhe Sport, sot në palestrën sportive “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan ka filluar turneu në futboll të vogël “Kupa e Pavarësisë” në të cilën po marrin pjesë 50 klube nga Komuna e Gjilanit dhe komunat tjera të Anamoravës.

Hapjen e turneut “ Kupa e Pavarësisë” në Gjilan e bëri drejtori për Rini, Kulturë dhe Sport Veton Nevzadi i cili me këtë rast i falënderoi ekipet për këtë pjesëmarrje të madhe në këtë turne duke inkurajuar të gjithë të pranishmit për të vazhduar me këtë frymë të aktiviteteve sportive në komunë.

Mobi Casa

Turneu do të vazhdoj për tri ditë rresht dhe do të përfundoj mw 27 nëntor ku edhe do të shpërndahen medaljet dhe kupat për fituesit./rajonipress/