ARKATANA

Kupa e Kosovës në futboll të quhet “Kupa Fadil Vokrri”

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Futbolli i Kosovës ka një traditë të largët që nga viti 1919 kur është konsideruar se topi i parë është “sjell” në tokën e Kosovës, ku shumë futbollist e trajner gjatë shumë viteve ka dhënë më të mirën e tyre në fushat e futbollit duke i dhënë Kosovës emër në arenën ndërkombëtare.

Pas Superligës së Kosovës në futboll, kompeticioni më i rëndësishëm i futbollit është ai i Kupës së Kosovës e cila organizohet nga Federata e futbollit të Kosovës.

Për ta quar në piedestalin më të lart futbollin e Kosovës pas shumë peripecive dhe pengesave të shumta, njeriu i papërsëritshëm “ikona” e futbollit Kosovar, Fadil Vokrri, në vitin 2016 arriti ta anëtarësoj futbollin e Kosovës në UEFA e më vonë edhe në FIFA, duke na bërë të barabartë me gjithë vendet e botës.

Shumë herë nga shumë klube të Kosovës, Kupa e Kosovës është injoruar dhe nuk ju është dhënë rëndësi e veçantë, por me pranimin në UEFA e FIFA tani të gjitha klubet në Kosovë janë duke i dhënë prioritet edhe Kupës së Kosovës, pasiqë fituesi i Kupës tani po shijon arenën ndërkombëtare.

Që nga pas lufta Kupa e Kosovës ka pasur emra të ndryshëm sipas donatorëve që kanë financuar futbollin, por tani duhet menduar seriozisht që Kupa e Kosovës të ketë një emër të përjetshëm dhe Kupa të ketë vlerë si çdo kupë evropiane dhe të shënohen emrat e fituesve në kupë e jo të kemi kupa të vlerës 200 € nga llamarina.

ARKATANA

Futbolli i Kosovës përjetësisht duhet ti jetë mirënjohës, legjendës Fadil Vokrrit, si futbollist ku ishte ambasadori më i mirë i shtetit të Kosovës në futboll, si dhe përpjekjet e tija që ta anëtarëson futbollin e Kosovës në UEFA e FIFA dhe me plot meritë dhe pa asnjë mëdyshje Kupa e Kosovës e meriton që tani e tutje të quhet “Kupa Fadil Vokrri”.

Me këtë vendim do të nderonim, legjendën e ikonën, Fadil Vokrri, por edhe prestigji i Kupës do të rritej si në futbollin Kosovar poashtu edhe
UEFA e FIFA do të kishin respekt më të madh duke njohur e ditur punën kolosale të papërsëritshmit Fadil Vokrri.

Federata futbollistike e Kosovës së bashku me Komitetin Ekzekutiv të saj duhet ta shqyrtojë me të gjitha klubet e Kosovës për emërtimit të Kupës së Kosovës me emrin e legjendës, Fadil Vokrri.

Vetëm në këtë mënyrë ne nderojmë njerzit tanë që gjatë tërë jetës së tyre kontribuuan gjerë në frymën e fundit për të mirën e futbollit, me emrin e Fadil Vokrrit fiton futbolli i Kosovës dhe nderohet Kupa e shtetit të Kosovës e jo me emra të interesit pasiqë ata vijnë e shkojnë ndërsa legjenda Fadil Vokrri me shekuj do të mbetet i papërsëritshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.