FIDANISHTJA

Kungulli – ushqimi i përsosur për humbje në peshë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Sezoni i kungujve ka arritur! Gjenden kudo përreth nesh, e pasi janë këtu, përse të mos kënaqemi me shijen e tyre, e të humbim dhe ndonjë kilogram shtesë?

Kungujt janë shumë të shëndetshëm, përplot me antioksidues që ruajnë zemrën, imunitetin dhe parandalojnë shfaqjen e qelizave të kancerit. Kanë vitamina C dhe E. Midis mineraleve përmbajnë kalium dhe magnez. Nëse dëshironi ta detoksikoni trupin dhe të humbni në peshë, provojeni këtë dietë. Dieta zgjat 14 ditë dhe mund të humbni 5-8 kilogramë.

DITA E PARË

Sugjerohet të hani vetëm kungull të pjekur dhe perime (mos përfshini fasule apo patate) Kafjalli: Kungull të pjekur. Zamra: 1 gotë e vogël (2.25 dcl) kungull të pjekur ose perime sipas dëshirës. Dreka: Supë me kungull dhe perime (perime sipas dëshirës). Zamra: 1/2 e enës kungull të pjekur ose perime sipas dëshirës. Darka: Sallatë me kungull dhe perime, dhe 2 vezë të ziera.

DITA E DYTË

Sugjerohet të hani kungull, pemë dhe perime (banane vetëm në sasi të kufizuar, 1 banane në ditë. Patatet dhe fasulja ndalohen) Kafjalli: Bollgur me kungull të pjekur. Zamra: 1 enë e vogël me pemë sipas dëshirës. Dreka: Supë me kungull dhe perime (deri gjysmë litër) ose pite nga kungulli dhe pemë. Zamra: 1/2 e enës së vogël kungull të pjekur ose pemë sipas dëshirës. Darka: 1 enë kungull të pjekur dhe sallatë të përzier me perime.

DITA E TRETË

Hani kungull me proteina (mish dhe vezë) Kafjalli: 2 vezë të ziera dhe kungull të pjekur. Zamra: 1 enë e vogël me kungull të pjekur ose perime sipas dëshirës tuaj. Dreka: 1 enë e gjysmë kungull të pjekur me 200 gr mish sipas dëshirës (pjekur me shumë pak yndyrë, ose e zieni). Zamra: 1/2 e enës kungull të pjekur ose perime sipas dëshirës. Darka: 1 enë me kungull të pjekur me 150 gr mish sipas dëshirës (të pjekur me shumë pak yndyrë, ose e zieni).

GRANDEMALL

DITA E KATËRT

Përsëri hani kungull dhe perime, por lejohen patatet dhe fasulja Kafjalli: 1 gotë bollgur me kungull dhe perime sipas dëshirës. Zamra: 1 enë e vogël me kungull të pjekur ose perime sipas dëshirës tuaj. Dreka: Kungull të pjekur dhe deri 350 gr patate të ziera apo të pjekura pa yndyrë. Zamra: Kungull të pjekur ose perime sipas dëshirës tuaj. Darka: 1 enë me kungull të pjekur dhe sallatë me fasule.

DITA E PESTË

Përsëri konsumoni kungull dhe proteina Kafjalli: Vezë të fërguara dhe hudhër, kungull të gërryer dhe 2 vezë. Zamra: Kungull të pjekur ose perime sipas dëshirës tuaj. Dreka: Kungull të pjekur me 200 gr mish sipas dëshirës (të pjekur me shumë pak yndyrë, ose e zieni). Zamra: Pak kungull të pjekur ose perime sipas dëshirës. Darka: Kungull të pjekur me 150 gr mish sipas dëshirës (të pjekur me pak yndyrë, ose e zieni).

DITA E GJASHTË

Hani kungull dhe prodhime qumështi Kafjalli: 1 enë me bollgur nga kungulli dhe 1/2 e enës pemë sipas dëshirës. Zamra: 1 jogurt. Dreka: Kungull të pjekur dhe 200 gr djathë pa yndyrë të lopës. Zamra: Kungull të pjekur, pemë ose perime sipas dëshirës. Darka: 1 supë kungulli dhe djathë (deri 300 ml).

DITA E SHTATË

Përzgjidheni ditën më të dashur dhe përsëriteni.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.