Kungulli parandalon fryrjet në stomak
Që tani e deri në përfundim të stinës së dimrit hani kungull të pjekur apo të zier, dhe atë sa herë që të ndjeni se jeni fryrë në stomak.
Ndjenja e fryrjes në stomak dhe gazrat mund të jetë shumë të pakëndshme. Për fat ekzistojnë disa mënyra natyrale që me sukses ta kaloni këtë problem Kungujt – Që tani e tuje, në sezonin e stinës së dimrit konsumoni kungull të pjekur dhe të zier sa herë që ndjeni se mund të keni fryrje dhe gazra në stomak.
Një enë e vogël me një pjesë kungull mjafton që të rregulloni punën e organeve të tretjes. Çajrat – Përgatitni një çaj të fortë nga kamomili apo nga menta, ia shtoni pak mjaltë dhe limon.
Edhe çaji nga xhenxhefili është efektiv. Preni tri deri në gjashtë pjesë të xhenxhefilit, i përzieni me 3 dl ujë të vluar dhe e lini të qëndrojë i mbuluar për 10 minuta.
Mund ta ëmbëltoni me mjaltë dhe ta pini pas shujtave, për tretje më të mirë. Farat – Mund të konsumoni farat qimnon apo prej tyre të përgatitni keksë, e t’i hani sa herë që ndjeni problem me tretjen. Një lugë me fara të anisit po ashtu kanë efekt kundër ngërçeve dhe gazrave.
Limoni – Në mëngjes, në lukth të thatë, pini një gotë ujë të ngrohtë me dy lugë limon. Kjo pije është e shëndetshme dhe plot energji, nxit tretjen dhe ndihmon në humbjen në peshë.


