FITORJA

Kungulleshkat ulin kolesterolin, përmirësojnë tretjen

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Vlera energjike dhe ushqyese e kungulleshkave është jashtëzakonisht e madhe. Pos karbohidrateve, proteinave dhe yndyrave, në vete përmbajnë edhe mangan, magnez, fosfor, bakër, hekur, zink.

KUNGULLESHKAT KUNDËR KOLESTEROLIT DHE PËR MBROJTJE TË ZEMRËS

Materiet ushqyese që janë të pranishme në kungulleshka janë të shëndetshme për zemër. Magnezi parandalon sulmin në zemër. Pos kësaj, magnezi dhe kaliumi mund ta normalizojnë shtypjen e gjakut.

Këto dy elemente kimike që gjenden në kungulleshka e mbrojnë sistemin kardiovaskular nga arteroskleroza. Vitamina C parandalon oksidimin e kolesterolit.

KUNGULLESHKAT PËR PUNË TË RREGULLT TË ZORRËVE

Fundamenti

Nutrientet me të cilat kungulleshkat janë të pasura ndikojnë mirë edhe në shëndetin e sis temit tretës.

Konsumimi i lartë i fibrave ndikon në zbrazjen e zorrëve, e me vetë këtë edhe me heqjen e helmeve nga organizmi, derisa në bazë të disa studimeve, acidi folik, vitamina C dhe beta karotinë ofrojnë mbrojtje qelizave të zorrëve nga kanceri.

KUNGULLESHKAT PËR LËKURË TË BUKUR DHE TË SHËNDOSHË

Nëse keni lëkurë problematike me mitestere, akne dhe puçrra, vaji nga farat e kungulleshkës mund të shtohet në maskat për fytyrë.

Kjo do t’i ndihmojë lëkurës suaj që të qetësohet. Kungulleshkat ngadalësojnë plakjen, largojnë nervozën dhe përmirësojnë cilësinë e gjumit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.