RCCOLA

Kungulleshka redukton procesin e plakjes

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kungulleshkat janë bimë, në të cilat ndaras gjenden lule femërore dhe mashkullore. Kungulleshka mund të konsumohet në mënyra të ndryshme, ndërsa mbron nga sëmundjet dhe rrit sasinë e vitaminave në organizëm.

Konsiderohet edhe si bimë që redukton procesin e plakjes, pasi që përmban shumë fibra, ujë dhe antioksidues.

Mobi Casa

Të gjitha këto largojnë materiet e dëmshme nga organizmi siç janë radikalet e lira dhe helmet. Kungulleshkat kanë edhe disa fakte të tjera të dobishme:

  1. Një filxhan me kungulleshkë të prerë përmban vetëm 19 kalori.
  2. Lulet e kungulleshkës mund të hahen, e ky është një fakt shumë pak i njohur. Lulet janë të pasura me vitaminë C dhe me fibra që kanë vlerë të lartë ushqyese.
  3. Kungulleshka është e mirë për zemër, pasi që përmban kalium. Një kungulleshkë përmban 8 për qind të dozës ditore të kaliumit, që është mineral i rëndësishëm për organizmin. Ndihmon në kontrollimin e shtypjes së gjakut dhe në reduktimin e veprimit të dëmshëm të kripës. Vitamina C parandalon zhvillimin e droçkave në gjak.