Eko Higjiena

Kungujt “nacionalë” të Luginës!

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Sezoni i kungullit, ka filluar edhe në Luginë të Preshevës. Në këtë rajon të pëlleshëm bujqësor rriten kunguj gjigantë, po ka edhe aso kungullorësh të verdhë, të cilët nuk bëjnë as për farë.

Fushata e vjeljes së kungujve vazhdon deri, më 26 tetor, në suaza të sezonit vjeshtor.

Kungujt “nacionalë” të Luginës, dallohen jo vetëm për nga madhësia, ngjyra e shija, por edhe nga fara e tyre e “lozës”.

Tregu i Luginës, është i pasur me kunguj, të cilësisë së lartë, të mesëm dhe të ulët.

Kungujt “nacionalë” të Luginës, janë më të kërkuar në pazarin e politikës lokale dhe rajonale.

Fundamenti

Shoqëria Civile “Perspektiva”, në kudër të fushatës elektorate për zgjedhjet nacionale, ka servirur një “meny” të pasur me kunguj, kungullec e kungullesha.

Elektorati nuk do të zhgënjehet me Listën e kungujve dhe me “cilësinë” e tyre. Për ta nderuar prodhimin e tij vendor, ai, duhet në masë të madhe të dalë në votime, për t’i treguar shtetit ku jeton dhe ndërkombëtarëve se jemi më shumë në numër se sa na mendojnë.

Është fakt se nuk kemi pranuar të numërohemi gjatë regjistrimit të popullsisë, në vitin 2011, por nuk do të thotë se e pranojmë rezultatet e tij.

Të parët tanë kungullor, na mësuan se nuk duhet dalë në regjistrim dhe ata e dinë se si ta pleqërojnë këtë mesele. Ata shpesh na kanë thënë se nuk duhet të mbështetemi te sasia po te cilësia. Ne jemi ndoshta një popull i vogël në numër, por kungujt tanë “nacionalë”, mund ta vërshojnë jo vetëm tregun e Beogradit, por dhe të Prishtinës dhe diasporës!
Shoqëria Civile “Perspektiva”, përshëndet sezonin e grumbullimit të kungujve dhe fushatën elektorale për zgjedhjen e Këshillave të pakicave kombëtare në Serbi, me moton: “Dilni dhe votoni për prodhimet tona vendore”! Suksese…./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.