Kundërshtohet vendimi i MASHT-it për krijimin e Unionit Studentor
Ministria e Arsimit ka nxjerrë vendim dhe Udhëzim Administrativ për themelimin e një Unioni Studentor, me synimin që pjesë e tij të jenë përfaqësues të të gjitha universiteteve publike dhe private në Kosovë. Për këtë është garantuar edhe grant qeveritar. Drejtues të Ministrisë e proklamojnë funksionimin e saj si organizatë e pavarur.
Por kështu nuk mendojnë njohës të legjislacionit për shoqërinë civile, e as ata të çështjeve të arsimit. Ata vlerësojnë se në momentin që themelohet nga një institucion qeveritar (në këtë rast Ministria e Arsimit), ajo organizatë nuk mund të konsiderohet e pavarur, shkruan sot “Koha Ditore”.
Taulant Hoxha, njohës i legjislacionit për shoqëri civile, ka thënë për “Kohën Ditore” se institucioni i vetëm shtetëror, që normalisht themelon organe të pavarura është Kuvendi i Kosovës, por këto nuk janë organizata që përfaqësojnë grupe të caktuara shoqërore. Sipas tij, organizatat përfaqësuese, si rregull, themelohen nga vetë ata që dëshirojnë të përfaqësohen e jo nga dikush tjetër
http://koha.net/?id=27&l=83383


