ARKATANA

Kundërpërgjigjet Musliu: Disa kanë menduar se edhe Kosova nuk do të bëhet Republikë

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Kryetari i KK të Bujanocit Jonuz Musliu, sot iu ka kundërpërgjigjur deklaratës së Shaip Kamberit, i cili në një intervistë dhënë në Shqipëri ka thënë se “dëshira e zotit Musliu për bashkangjitje me Kosovën është e parealizueshme,” lideri i LPD-së Jonuz Musliu, lidhur me këtë ka thënë se, “Në vitet e 80-ta shum kush ka menduar se Kosova nuk do të bëhet Republikë, por në fakt kjo u realizua, me mund e sakrifica, me gjith dhunën dhe terrorin që ndodhi në Kosovë”.

Musliu ka thënë se, “Kjo dikujt i duket apsurde, vullneti, verdikti i popullatës shqiptare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit u realizua, dhe kjo dikujt i duket apsurde por nuk duhet ta harrojnë se kjo pjesë ka qenë Kosovë” sipas Musliut kjo pjesë është shkëputur dhunshëm nga Kosova. Shqiptarët e Luginës vullnetin e tyre nuk e kanë shprehur nga dëshira por nga dhuna dhe malltretimet që iu janë bërë. Nuk ka qenë e lehtë atëkohë që dikush ta kërkonte një gjë të tillë, sepse e ka pritur burgu dhe malltretimet.

Mobi Casa

Musliu edhe njëherë ka ripërërkujtuar, Marëveshjen e Konçulit, Platformën politike dhe marëveshjen e këshilltarëve shqiptarë të tre kuvendeve të Luginës, të gjitha këto janë pro-bashkimit me Kosovën. Musliu thotë se, “tash disa deklarohen se, a është e mundur apo nuk është e mundur, çdo kush e ka zgjedhur rrugën e vetë, si ata për Beograd. Është mirë që t’i mbrojnë interesat e veta atje, sepse si është nisur ashtu edhe mbaronë, rruga jonë është drejt Kosovës dhe Shqipërisë. Lideri i LPD-së thotë se, nuk ka forcë që mund ta lëvizë popullin shqiptarë nga kërkesat e tyre, nga Referendumi, sepse e kemi dëshminë më të fortë, kemi 28 dëshmorë, dhe tash dikujt i teket të thotë se është e parealizueshme, por është shumë gabim se kjo është e realizushme, askush nuk ka të drejt të shkelë mbi gjakun e dëhsmorëve.

Kryetari i kuvendit, Jonuz Musliu, ish-shef politik i luftës së ish–UÇPMB-së, thotë se pas Luftës së Dytë Botërore, Kosovës iu ka marrë nga Serbia kjo pjesë në mënyrë që Kosova mos të ketë dalje në Hekurudhën e Preshevës si dhe në korridorin e dhjete./BujanociNet/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.