HW

“Kundër Suedisë do të jemi shumë më mirë” – përzgjedhësi Foda beson në paraqitje tjetër

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së dytë kualifikuese për Kupën e Botës 2026, që zhvillohet të hënën (20:45) në “Fadil Vokrri” kundër Suedisë.

Kosova të premten pësoi një humbje të rëndë 4-0 në udhëtim nga Zvicra, por Foda shprehet i bindur se skuadra do të reagojë.

“Ishim të vetëdijshëm që Zvicra ka ekip shumë të fortë. Nuk arritëm ta zbatojmë mënyrën tonë të lojës. Në pasime nuk ishim precizë, ndërsa në mbrojtje bëmë disa gabime. Në pjesën e dytë luajtëm pak më mirë”, deklaroi Foda.

Mobi Casa

Ai shtoi se skuadra tashmë ka analizuar çdo detaj nga ajo ndeshje, duke shprehur se ndaj Suedisë, do të jenë ndryshe.

“Dje kemi analizuar shumë mirë gabimet kundër Zvicrës. Jam i bindur se ndaj Suedisë do të kemi paraqitje shumë më të mirë”.

“E dimë që do të jetë një ndeshje me shumë intensitet, me presion të lartë dhe duele një kundër një. Do të gjejmë zgjidhje. Jemi në shtëpi dhe duam t’i kënaqim tifozët, Dardanët, njëjtë si në ndeshjet e kaluara që i kemi fituar”, ka thënë Foda. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.