ARKATANA

Kundër-reagim i “grupit të tradhtarëve” të LDK-së së Novobërdës

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në reagimin e degës së LDK-së së Novobërdës, për kalimet e anëtarëve të kryesisë së saj në PDK, vlerësojmë se fshihet një çmenduri e pritshme e cila, si formë e të menduarit dhe stilit të shkrimit është e vet liderit të saj thuhet në kundër reagimin e Adem Abazit, Gani Mustafës, Sami Bunjakut dhe Ramize Abazit.

Ky reagim, si tentim për denigrim personal e familjar, nuk ka çmim dhe nuk mund të falet, politikisht po, sepse është kohë fushate. Do të ishte politikisht i pranueshëm çfarëdo vlerësimi politik e profesional ndaj nesh, por akuzat për tradhti politike dhe kombëtare ( veçmas ndaj Adem Abazit, ish-gazetar dhe poet, autor i dy librave) janë, jo vetëm të pamoralshme, e jonjerëzore, por edhe të rrezikshme. Nëse sot funksionon si duhet shteti ligjor e thërrasim të merret me këtë akuzë publike të degës së LDK-së së Novobërdës. Me këtë gjuhë bolshevike, denigruese, me këtë stil të linçimeve familjare, ne ndjehemi të rrezikuar sepse, kjo degë po na i lexuaka edhe shpirtrat tanë prej tradhtarësh, e këtë lexim dinë ta bëjnë vetëm ata që përgatiten për eliminimin e kundërshtarit, duke u mbështetur në urrejtjen e të mosmenduarit njësoj, në urrejtjen e identitetit te të tjerët, në urrejtjen e konkurrencës.

Kjo nuk është politikë, kjo është shfaqje e urrejtjes patologjike ndaj kundërshtarëve për të krijuar imazh të keq për kundërshtarin, e deri dje, bashkëpartiakun. Është pikërisht ky grup “tradhtarësh” që ka kontribuar më se shumti, për këto 6 vite qeverisjeje dhe këtë, shpesh nuk ka arritur ta fsheh as Lideri i saj.

Por, “tradhtia” ndodhi. Kalimi nga një parti në tjetrën është quajtur kështu, tradhti. Së çfarë ka menduar kjo Degë dhe Lideri Suprem i saj me këtë term, ne nuk jemi aq të ditur ta sqarojmë. Por pikërisht këta “tradhtarë” kanë qenë anëtar të kryesisë së Degës, që të tre në pozita drejtorësh, në drejtoritë më të ndjeshme, arsim e kulturë si dhe financa e ekonomi. Nëse Dega dhe Lideri e kanë ditur se e kanë tradhtinë (politike dhe kombëtare) në shpirt atëherë pse i kanë pranuar në gjirin e tyre “patriotik”?

Ja disa kundër argumente:

UBT

– Në zgjedhjet e vitit 2013 Lista Serbe ka fituar me votat e serbëve sepse diferenca etnike ka qenë jashtëzakonisht e madhe dhe kjo listë nuk ka marrë vota shqiptarësh. Ndryshe qëndron puna më Liderin Suprem të LDK-së i cili i ka marrë rreth 400 vota po nga serbët, po ashtu të një prej listave të tyre, kjo dëshmohet me dokumente të KQZ-së.
– Pas humbjes në balotazh, Lideri Suprem, pikërisht dy nga ky “grup tradhtarësh” i ka emëruar si ekip për dialog me fituesin e zgjedhjeve për marrëvëshje politike.
– Por, fituesi i zgjedhjeve nuk ka pranuar të ketë marrëveshje politike ndërpartiake pikërisht për shkak të veprimeve personale të Liderit, sjelljeve dhe reagimeve të tija dhe jo për shkakun e “tradhtarëve”.

Për fund, shpikja e subjektit SPS (si garuese në zgjedhjet lokale të Novobërdës) është edhe një nga çmenduritë e këtij reagimi. Për aq sa kemi qenë të kyçur në zgjedhje, dhe dijmë për to, një subjekt i tillë nuk ka garuar, në zgjedhjet lokale. Se ku është kjo parti SPS dhe kush e drejton atë, do të ishte e drejtë të na e thotë Dega e LDK-së, apo Mësuesi i saj Suprem.

Ne besojmë se dhamë një sqarim të vogël, një satisfaksion moral e njerëzor ndaj këtij sulmi të çmendur ndaj nesh, kurse shpagimin real, besojmë shumë, se do ta bëjnë organet e drejtësisë.

(Adem Abazi, Gani Mustafa, Sami Bunjaku, Ramize Abazi)

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.