Eko Higjiena

Kundër kolonizimit në veri

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Qeveria e Kosovës ka autorizuar institucionet qendrore dhe lokale që t’i ndërmarrin masat e duhura për ndërprerjen e punimeve në lagjen “Lugina e Diellit” në veri, e cila ka filluar të ndërtohet nga Qeveria e Serbisë. Në anën tjetër, partitë opozitare kërkojnë rrënimin e saj, për të pamundësuar kolonizimin e veriut të vendit nga shteti fqinj.

Qeveria e Kosovës e konsideron të jashtëligjshëm fillimin e realizimit të projektit për ndërtimin e lagjes serbe “Lugina e Diellit” në veri të vendit, prandaj paralajmëron se do të marrë të gjitha masat ligjore për të parandaluar një ndërtim të cilin në këto kushte e konsideron të egër, shkruan sot gazeta ‘Zeri’.

Mobi Casa

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka kërkuar takim me kryetarin e Komunës së Zveçanit, Stevan Vulloviq, për këtë çështje.

Në anën tjetër, subjektet opozitare fajin për fillimin e këtij projekti, të cilin e vlerësojnë si kolonizim të Kosovës nga Serbia, ia hedhin Qeverisë së drejtuar nga Isa Mustafa, pasi, sipas tyre, kjo Qeveri nuk i ka marrë seriozisht paralajmërimet për këtë projekt. /zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.