Eko Higjiena

Kundër kancerit të lëkurës, një pije që mban larg rrezikun

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Një lajm i mirë vjen për të gjithë konsumatorët e kafes, të cilët përveç se mund të shijojnë shijen e saj të mrekullueshme, mund të përfitojnë edhe nga vetitë e saj anti-kancerit.

Studimi, i cili është publikuar në revistën Journal of the National Cancer Institute, ka analizuar kushtet shëndetësore të mbi 450 mijë individëve.

Në nisje të studimit, të gjithë pjesëmarrësit, femra dhe meshkuj të moshës 63-vjeçare, kishin shëndet shumë të mirë dhe nuk vuanin nga melanoma, forma më malinje e shfaqjes së kancerit në lëkurë.

Mobi Casa

Në fund të kërkimit shkencor, tek rreth 3 mijë persona ka nisur të shfaqej sëmundja e tmerrshme, por është vënë re se konsumatorët e kafes, rreth 90% e pjesëmarrësve në total, rreziku i prekjes nga sëmundja ishte reduktuar.

Më saktësisht, kush konsumonte 2 filxhanë kafe në ditë, reduktonte me 20% mundësinë e prekjes nga kanceri i lëkurës. Megjithatë, konsumi i kafes nuk është i vetmi faktor që studiuesit kanë marrë në konsideratë. Ata kanë pasur parasysh edhe vesin e duhanpirjes, sasinë e konsumit të alkoolit dhe kohëzgjatjen e ekspozimit në diell.