Eko Higjiena

Kundër analfabetizmit, me gjithëpërfshirje dhe shkollim modern

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Grupi i fundit që përbëhej nga nxënës të klasave të teta, i emërtuar si “këndi i diskutimit”, dukej se i bëri më së shumti përshtypje ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

Ai është ndalur më së shumti tek ky kënd, gjatë një vizite që u ka bërë nxënësve të Kosovës në aktivitetin e organizuar nga USAID-i, të martën, në sheshin e Prishtinës, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Shkrim-Leximit. Ambasadori është shoqëruar edhe nga drejtori i USAID-it, James Hope, dhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, shkruan sot “Koha Ditore”.

FIDANISHTJA

Ambasadori Delawie, i cili nuk është prononcuar për mediet, është ndalur më së gjati tek ky grup i fëmijëve, nga afro 100 të tjerë, sa po merrnin pjesë në këtë aktivitet, dhe ka shikuar fotografitë e renditura në dy radhë – në njërin ishin shkruar fjalë për shoqëritë e zhvilluara dhe me integritet, e paralel me to foto me pamje të shoqërive të korruptuara dhe pa integritet. Organizatorët i treguan ambasadorit se me këtë kanë dashur të nxisin debat, se në cilën shoqëri do të zgjedhin të rinjtë për të jetuar.

http://koha.net/?id=27&l=74189

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.