Uji Dea

Kumnova: 14 vjet ankth

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nusrete Kumnova nga shoqata “Thirrjet e Nënave”, ka deklaruar për Telegrafin se ankthi i familjeve të të pagjeturve po vazhdon edhe 14 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë.

Ajo shpreson se raportimet e ditëve të fundit në media, të cilat dëshmojnë ekzistencën e varrezave masive në Serbi, do të jenë hapi i parë drejt zbardhjes së fatit të 1700 personave, trupat e të cilëve sipas saj, janë marrë në mënyrë të organizuar nga pushteti i Serbisë. Sipas saj, edhe më herët familjarët kanë dyshuar se trupat e të pagjeturve janë djegur nëpër furrnaltat e Serbisë.

Mobi Casa

“Ne jemi ndjerë shumë keq, kur kemi dëgjuar zërat se trupat e më të dashurve tanë janë djegur. Nëse trupat janë djegur, ata kanë emër dhe mbiemër, sepse regjimi i Milosheviqit nuk ka bërë asgjë pa i pasur shënimet e atyre që janë vrarë. Ne kërkojmë që institucionet e Serbisë të dalin me informata konkrete për emrat e të pagjeturve, trupat e të cilëve janë djegur në Serbi”, tha ajo për Telegrafin.

Tribuna ka raportuar se në afërsi të qytetit të Borit në Serbi, është gjetur një kamion-frigorifer, që ka bartur trupat e shqiptarëve të vrarë nga Kosova për në Serbi.