Fundamenti

Kume: Presidentja le t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

/ 7 minuta lexim
ARKATANA

Kristaq Kume eksperti zgjedhor shqiptar dhe ish kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në një intervistë për Kosovapress flet për situatën paszgjedhore në Kosovë; PDK dhe koalicioni LDK-AAK-NISMA, cila është rruga ligjore për të formuar qeverinë e re, cili është roli i presidentes së Kosovës dhe Gjykatës Kushtetuese në këtë situatë, dhe cilat janë partitë që kanë dalë të fituara nga këto zgjedhje. Për këto dhe të tjera detaje lexoni intervistën e mëposhtme…

Kosovapress: Z.Kume, Kosova pas zgjedhjeve ndodhet në një situatë paksa të komplikuar, është e paqartë se kush është partia apo koalicioni fitues. Nga njëra anë PDK është partia që ka rezultatin më të lartë në votime, nga ana tjetër del një koalicion ‘surprizë’, që përmbys në një lloj mënyre fitoren e z.Thaçi. Ju si i shikoni këto zhvillime dhe referuar Kushtetutës si duhet të zgjidhet Qeveria e re?

Kume: Duke iu referuar Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Presidentja e Republikës është e detyruar që duke pasur parasysh rezultatin që kanë arritur subjektet zgjedhore, pra rezultati që do certifikohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duhet të thërras për të mandatuar kryeministrin ose personin që do të jetë i ngarkuar për të formuar qeverinë e re të Kosovës, një person që do të vi j nga partia, ose nga koalicioni që ka fituar shumicën e nevojshme, 61 deputetë, edhe pse tani asnjë parti apo koalicion nuk e ka. Koalicioni i vetëm ishte koalicioni që drejtohej nga PDK-ja, dhe nuk ka fituar shumicën e nevojshme. Parti është vetëm PDK që ka fituar 31 % të votave, tjetra 25 % e kështu me radhë. Pra, referuar gërmës së Kushtetutës Presidentja e Republikës nuk ka se kujt t’i drejtohet.

Kosovapress: Duket se nuk ka zgjidhje sipas Kushtetutës, çfarë bëhet në këtë rast, si veprohet?

Kume: Së pari: mund të përdoret precedenti, pra ajo çka ka ndodhur në zgjedhjet e kaluara, kur dihet që edhe në ato zgjedhje nuk pati fitues të tillë, as parti dhe as koalicion që arriti të merrte 50 +1, ose 61 deputetë në Kuvendin e Kosovës, dhe presidenti mandatoi z.Thaçi që ishte partia që kishte fituar 32.1 % të votave, pra partia me më shumë vende në Parlament për të mandatuar qeverinë, qe do të thotë që e vepruar në këtë mënyrë duhet të jetë z.Thaçi ai që duhet të ngarkohet për të formuar qeverinë e re. Sipas Kushtetutës do të ketë në dispozicion dy javë për ta formuar qeverinë dhe nëse qeveria nuk merr mandatin në Kuvend, pra nuk arrin 60 + 1, pra 61 vota, atëherë Presidentja e Republikës, sipas kërkesës së dispozitës përkatëse të Kushtetutës duhet t’i jap të drejtën për të krijuar Qeverinë personin tjetër sipas po të njëjtës procedurë thotë Kushtetuta, pra që do të thotë po prapë nga PDK-ja. E gjitha kjo situatë e krijuar, e cila siç duket gjatë hartimit të Kushtetutës nuk është mbajtur mirë parasysh nga kushtetutbërësit krijon problem në aspektin formal juridik.

Kosovapress: Por si mund të kapërcehet kjo situatë?

Kume: Unë si zgjidhje të mundshme shoh drejtimin e Presidentes së Republikës ndaj Gjykatës Kusht etuese për të interpretuar këto kërkesa, këto dispozita të Kushtetutës. Ne kemi një komentar të realizuar sot nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese, komentar i cili nenin përkatës e lexon në të njëjtën mënyrë, siç unë e thashë pak më përpara, por nuk sqarohet se ç’bëhet në rastin kur ai që mandatohet nuk arrin dot të krijojë qeverinë, pra fakti që do të mandatohet pas saj një i dytë nga po e njëjta parti politike apo jo? Ndaj në këto kushte do të mjaftonte për mua që të përdorej kjo rrugë për ta zgjidhur problemin. Presidentja e Republikës le t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe kjo gjykatë me një vendim të saj mund ta sqaroj të gjithë situatën duke interpretuar gërmën dhe mbi të gjitha frymën e kësaj kërkese të Kushtetutës, dhe vendimi i saj ka fuqi të barabarta me atë që ka dispozita e Kushtetutës. Kështu zgjidhet problemi për mendimin tim, ndryshe kalohet nga njëra palë zgjedhjesh në zgjedhje të tjera, dhe z or se mund të arrihet me këtë sistem zgjedhor që ka Kosova që një parti vetëm, ose një koalicion partish të arrijë të marr nga rezultati i një procesi zgjedhor 61 deputetë njëherazi.

Kosovapress: Z.Kume ju si mendoni, një qeverisje më efektive dhe më e mirë për popullin e Kosovës do të ishte një mandat i tretë i z.Thaçi apo koalicioni që po diskutohet?

Uji Dea

Kume: Kjo pyetje që më bëni ju mua ju bë popullit të Kosovës në zgjedhjet e 8 qershorit, dhe sovrani në Kosovë iu përgjigj në këtë mënyrë, pra partisë së z.Thaçi i dha 31 . 3 % të votave, 25 % partia tjetër e kështu me radhë.

KosovaPress: Por duket se asnjëra parti nuk ka fituar me të vërtetë, pasi vetë votat e qytetarëve janë ndarë në disa copa, duke iu dhënë partive nga pak të gjithave?

Kume: Por ky rezultat eshtë edhe efekt i sistemit zgjedhor që aplikohet në Kosovë, pra jo vetëm ajo shprehja e vullnetit të popullit, por ndërkohë edhe efekti i sistemit është i lexueshëm. Prandaj siç ju thashë po të ballafaqosh këtë procedurë që parashikon Kushteuta e Kosovës për krijimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve nga njëra anë dhe atë çka pritet të ndodh në një proces zgjedhor si rregull, i cili zhvillohet në bazë të sistemit proporcional në një zonë zgjedhore me lista të hapura zor se mund të plotësohen ndonjëherë kushtet optimale tamam kështu siç e kërkon gërmë për gërmë ky nen pra të arrijë një parti apo një koalicion të marr më shumë se sa 50 % apo 61 deputetë në zgjedhje.

KosovaPress: Sipas jush kush janë partitë që pavarësisht numrit të votave kanë dalë vërtet të fituara nga këto zgjedhje?

Kume: Vetvendoja për mendimin tim nuk është se ka fituar, nuk do ta quaja unë n jë parti e cila vërtet ka fituar në krahasim me pritshmërinë që ajo vetë mund të kishte. Partitë që kanë fituar në kuptimin e përpjekjeve të një subjekti politik si subjekt elektoral unë do të rreshtoja Nismën, një parti politike që si subjekt elektoral ka pak muaj që është krijuar, dhe megjithatë arriti të kalojë pragun dhe më shumë se sa kalimi i këtij pragu.

Kosvapress: Në këtë rast ka ndikuar edhe lideri?

Kume: Subjekti është tjetër gjë dhe lideri është tjetër gjë. Natyrisht fitohet diçka si rrejdhojë e faktit se si zhvillohet procesi zgjedhor në Kosovë, në bazë të kujt sistemi; pra sistem proporcional me një zonë zgjedhore dhe me lista të hapura, dhe duke qenë me lista të hapura, edhe individi luan goxha rol.