Uji Dea

Kumbullat dhe karotat ju bëjnë më atraktivë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Njerëzit që hanë pemë dhe perime me ngjyra të ndezura dhe të theksuara, sikurse janë kumbullat dhe karotat, janë më atraktivë, thuhet në një studim të kërkuesve shkencorë nga universitetet “St. Andrews” dhe “Bristol”, transmeton “Zeri.info”.

Shkencëtarët nga këto universitete kanë analizuar lidhjen midis ngjyrës së lëkurës dhe atraktivitetit, me ç’rast kanë zbuluar se njerëzit me ten të verdhë konsiderohen si shumë të shëndetshëm dhe joshës.

Mobi Casa

Për këtë nuancë të verdhë të tenit, fajin e kanë pigmentet e verdhë: karotenoidet, të cilat gjenden në pemë dhe perime të caktuara, siç janë kumbullat dhe karotat. /ZËRI/