ARKATANA

Kumbullat, detoksifikuese dhe eliminuese të rrudhave

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kumbullat janë një frut i vlerësuar në të gjithë botën, por pak i njohin vlerat e tyre terapeutike. Ky frut i shkëlqyer është i pasur me ushqyes dhe ofron dhjetëra përfitime shëndetësore.

Të pasura me ujë, fibra dhe karbohidrate, kumbullat përmbajnë pak yndyrë dhe proteina. Ato përmbajnë kalium, kalcium, fosfor, magnez dhe hekur, sasi të konsiderueshme të vitaminës C, vitaminës A dhe vitaminës E.

Këto karakteristika ushqyese i transformojnë kumbullat në një ushqim energjik, alkalizues, pastrues, freskues dhe gjallërues, të afta për të stimuluar sistemin nervor dhe për të luftuar lodhjen.

Energjia fizike dhe mendore. Kumbulla është veçanërisht e përshtatshme për ata që duan të arrijnë një performancë më të mirë fizike dhe mendore në periudhat më intensive, siç janë studentët apo sportistët.

Lëkura. Vitamina A që gjendet tek kumbullat forcon lëkurën dhe përmirëson pamjen e saj, duke parandaluar rrudhat dhe njollat.

Mobi Casa

Antioksiduese. Vitaminat C dhe E që përmban kumbulla luftojnë kundër dëmtimit të shkaktuar nga radikalet e lira.

Diuretike. Bollëku i kaliumit në kumbull na lejon të luftojmë ruajtjen e lëngjeve dhe të balancojmë ujin e trupit. Kumbulla gjithashtu shërben për të parandaluar dhe trajtuar problemet e veshkave.

Detoksifikuese. Kumbulla ka efekt laksativ që lufton kapsllëkun dhe lehtëson barrën në mëlçi.

(Kosova Sot Online)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.