Eko Higjiena

Kumbulla rrezikon ndeshjen me Serbinë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Marash Kumbulla pësoi së fundi një lëndim.

Trajneri i Mallorcas, Arrasate, duket se nuk mund të bëjë pa Marash Kumbullën dhe e hodhi në fushë në ndeshjen tepër të rëndësishme në La Ligë ndaj Atletico Madridit.

Gjithsesi, qëndrimi në terren i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare nuk vazhdoi më shumë se 36 minuta pasi ai ndjeu shqetësime fizike dhe u zëvendësua.

Nuk dihet se për çfarë lëndimi bëhet fjalë dhe sesa do të jetë koha e riaftësimit.

Mallorca e tij arriti barazimin 1-1 në fund pas golit të shënuar nga sulmuesi kryesor i Kosovës, Vedat Muriqi.

Fundamenti

Natyrisht, për Kumbullën do të ketë vizita mjekësore gjatë kësaj jave.

Shpresa është që futbollisti i kombëtares të mos ketë dëmtim të rëndësishëm, ndërsa afron ndeshja ndaj Serbisë në eliminatoret e Kupës së Botës.

Lojtari 25-vjeçar ka qenë në fushë në 67 për qind të minutave në kampionat dhe po ashtu ka qenë titullar për Mallorcan në 75 për qind të ndeshjeve, pra në tre nga katër.

Ai vendosi ta vazhdonte karrierën në Spanjë pasi u paraqit mjaft mirë sezonin e kaluar tek Espanyoli, gjithashtu në elitën e futbollit të këtij vendi, shkruan abcnews.

Luajti plot 35 ndeshje nga 38 gjithsej për skuadrën katalanase, duke shënuar 3 gola e duke qenë ndër më të mirët, por klubi nuk mundi ta mbante për shkak të rrogës së lartë që merrte te Roma, e cila e kishte huazuar, dhe tani e ka huazuar për herë të dytë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.