RCCOLA

Kumbulla i gatshëm të firmosë me Interin

/ 2 minuta lexim

Insistimi i Igli Tares këtë radhë duket se nuk ka funksionuar.

Marash Kumbulla raportohet nga mediat italiane se është më pranë firmës me skuadrën e Interit, që po shtyn gjithnjë e më shumë për të firmosur me futbollistin e Kombëtares shqiptare i cili ka spikatur në edicionin e fundit te Verona.

Lazio është gati të bëjë një investim të rëndësishëm financiar por Interi duket se do të përdorë një kartë të fshehtë që shtyn Veronën të pranojë ofertën e tij. Veronezët kanë kërkuar huazimin e talentit Agoume, të cilin e pëlqen shumë trajneri Juric.

Eco Higjiena

Atij i shtohen edhe konfirmimi i huazimit të Salcedos, si dhe kartoni i Verganit. Të gjithëve u shtohet edhe një shifër e rëndësishme që e bën marrëveshjen për Kumbullën një nga më të mëdhatë në këtë verë ku prioritet janë shkëmbimet.

Por “asi nën mëngë” i Interit nuk janë tre kartonët e futbollistëve që propozon si pjesë të shkëmbimit, por fakti se është gati të nënshkruajë me lojtarin dhe ta lërë një tjetër vit të rritet te Verona, për ta marrë vetëm në verën e vitit 2021, kur mendon si ai do të jetë gati për të luajtur titullar e jo për të qenë alternativë në stol.

Ky opsion i pëlqen Veronës, por edhe futbollistit, i cili kërkon që të luajë me vazhdimësi, kudo që të jetë e ardhmja e tij.