UBT

Kumbulla flet para ndeshjes me Gjibralatarit: Jam gjithmonë gati për Shqipërinë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Në prag të sfidës miqësore kundër Gjilbraltarit, që Kombëtarja do të luajë nesër në stadiumin “Europa Point” në orën 18:00, trajneri Silvinjo dhe mbrojtësi Marash Kumbulla dolën në një konferencë zyrtare për media.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, mbrojtësi kuqezi tha se skuadra ka analizuar gabimet që janë bërë në ndeshjet e mëparshme. Ndër të tjera, Kumbulla tha se është gjithmonë gati nëse trajneri vendos t’i japë minuta.

Largimi i Adrian Bajramit nga Shqipëria – Ekipi është mirë. Secili bën zgjedhjet e veta. Ne mendojmë për grupin që jemi këtu dhe lojtarët që luajnë me Shqipërinë.

KKVITI

A janë marrë masa të përmirësojmë gabimet që kemi bërë në mbrojtje më parë? – I kemi parë videot, kemi analizuar gabimet që kemi bërë në ndeshjen me Letoninë dhe Serbinë. Do t’i përmirësojmë. Kemi pasur kohë të punojmë këto ditë në Malaga.

A e mendon ndeshjen me Gjilbraltarin si një mundësi për të fituar vendin e titullarit? – Jam gjithmonë gati për Shqipërinë. Kombëtarja është e të gjithëve. Të gjithë duan të luajnë për kombëtaren. Unë jam në dispozicion të trajnerit, ekipit.

Më 9 shtator në ora 20:45, Shqipëria do të luajë në “Air Albania” ndeshjen e radhës ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.