FIDANISHTJA

Kumbulla është afër largimit nga Roma dhe rikthimit tek Hellas Verona

/ 1 minutë lexim
HW

Marash Kumbulla është afër largimit nga skuadra e Romës gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Kumbulla nuk ka bërë asnjë paraqitje këtë edicion me romakët, duke humbur mbi 250 ditë gjatë vitit të kaluar për shkak të një këputjeje të ligamentit, duke u rikthyer vetëm në fillim të këtij muaji, sapo është rikuperuar nga operimi, shkruan Gazeta Express.

Interesim për mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë kanë shprehur tri klube italiane, Hellas Verona, Genoa e Torino.

Garës për shërbimet e Kumbullës i prinë Hellas Verona, e cila thuhet se i ka bërë ofertë zyrtare Romës.

Uji Dea

Verona ka kërkuar huazimin e Kumbullës deri në fund të këtij edicioni, duke pasur parasysh se sapo është rikuperuar dhe i nevojitet minutazh për ta kthyer formën.

Ai në vitin 2020 u largua nga Verona për t’u transferuar te Roma, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

Kjo lëvizje u realizua për vlerën e 13.5 milionë eurove plus 3.5 milionë të tjera në formë bonusesh. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.