FIDANISHTJA

Kumbaro nga Shqipëria: Kultura shqiptare e Luginës një opus me vlerë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Një delegacion nga Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) i kryesuar nga kryetari, Galip Beqiri kanë qëndruar në një takim pune në Ministrinë e Kulturës së Republikës së Shqipërisë.

Ministrja, Mirela Kumbaro duke shprehur kënaqësinë për takimin theksoi se ndër përkushtimet e saj është ruajtja dhe kultivimi i kulturës shqiptare jo vetëm mbrenda hapësirës shtetërore, por kudo.

“Kultura shqiptare e Luginës së Preshevës është një opus me shumë vlerë për gjithë shqiptarët dhe se ne jemi të hapur për bashkëpunim”, tha Kumbaro, transmeton Titulli kumtesën e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

ARKATANA

Kryetari KKSH-së, Galip Beqiri theksoi se ruajtja, kultivimi dhe avancimi i identitetit kombëtar e kulturor është mision për institucionin të cilin e drejton.

“Ne më shumë se kurrë kemi nevojë për mbështetjen e shtetit amë dhe kësaj ministrie përkatëse”, deklaroi Beqiri.

Takimi përfundoi me përkushtimin për një bashkpunim edhe më intenziv më të drejtpërdrejt dhe më konkret./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.