Eko Higjiena

Kumbaro: Kosova në UNESCO, proces i domosdoshëm për Ballkanin

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Ministrja e Kulturës në Shqipëri, Mirela Kumbaro thotë se procesi i anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, është i domosdoshëm, një proces i merituar, dhe që iu vlen të gjitha vendeve të Ballkanit, pasi bëhet fjalë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe se kultura nuk ka kufij.

Duke qenë të gjithë pjesë e UNESCO-s vendet e Ballkanit duhet të kujdesen për kulturën e shtetit fqinj në të njëjtën mënyrë si për trashëgiminë e tyre kulturore, pasi flitet për një hapësirë të përbashkët.

Në një intervistë për KosovaPress në Tiranë, ministrja Kumbaro thotë se Kosova me territorin, banorët, historinë, monumentet dhe kulturën që mbart është një pjesë e mozaikut kulturor të rajonit të Ballkanit.

Uji Dea

Të gjitha shtetet e Ballkanit janë në UNESCO dhe është absurde, madje qesharake, që një parcele e këtij rajoni të mos jetë formalisht brenda.

“Kultura nuk ka kufij administrativë, e aq më pak luftarakë. Kultura nuk mbrohet duke përjashtuar, por duke përfshirë dhe shkëmbyer reciprokisht. Kjo qëndron në vetë thelbin organizatave si UNESCO”, thotë Kumbaro./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.