Eko Higjiena

Kultura i jep përkrahje kërkesës për ndarjen e 70 mijë eurove për Teatrin e Qytetit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Bashkim Nexhipi, koordinator i Njësisë për Kulturë, Rini e Sport, ka thënë se nga shuma e mjeteve të kërkuar, 37.842 euro nevojiten për stafin e teatrit, ndërsa pjesa tjetër, për realizimin e tri projekteve, “Vdekja aksidentale e një anarkisti”, “Toc – Toc” dhe “Im at e donte Adolfin”.

Komiteti për Kulturë, Rini e Sport (KKRS), të hënën, i ka dhënë mbështetje kërkesës së Njësisë për Kulturë, Rini e Sport për ndarjen e një shumë prej 70 mijë euro për Teatrin e Qytetit, si nevojë emergjente për funksionimin e këtij institucioni, i cili prej disa vitesh po përballet me probleme të tilla, shkaku i statusit të padefinuar.

Shpresa Kurteshi, kryesuese e KKRS, ka thënë se këto mjete janë të nevojshme për kompensimin e pagave të aktorëve për 6 muaj si dhe për financimin e tri shfaqjeve të planifikuara për këtë pjesë të dytë të vitit.

Ajo ka thënë se KKRS i ka trajtuar rregullisht dhe me përkushtim të madh të gjitha problemet në Teatër dhe është shprehur optimiste se kërkesa për ndarjen e mjeteve, do të has në përkrahje edhe te Komitetit për Politikë dhe Financa si dhe në Kuvendin Komunal, ku merret vendimi përfundimtar.

Kujtim Shahiqi, udhëheqës i Sektorit për Kulturë, ka thënë se ky sektor po përballet me shumë probleme, duke shtuar se aktorët nuk kanë marrë paga për 6 muaj. Barrë tjetër në Teatër është edhe stafi teknik, që duhet të paguhet nga ky buxhet, meqë statusi i tyre është i padefinuar, ka thënë Shahiqi.

FIDANISHTJA

Bashkim Nexhipi, koordinator i Njësisë për Kulturë, Rini e Sport, ka thënë se nga shuma e mjeteve të kërkuar, 37.842 euro nevojiten për stafin e teatrit, ndërsa pjesa tjetër, për realizimin e tri projekteve, “Vdekja aksidentale e një anarkisti”, “Toc – Toc” dhe “Im at e donte Adolfin”.

“Nuk është këtu pyetja a mund të sigurohen këto mjete, sepse këto mjete duhet të sigurohen, ndryshe teatri nuk funksion”, ka thënë Nexhipi.

Shpresa Hajdari, ish-drejtoreshë e Kulturës, ka thënë se gabimi ishte bërë atëherë kur Teatri u shkëput prej Kulturës dhe aktorët u hoqën nga lista e pagave si shërbyes civilë. Statusi i Teatrit dhe aktorëve duhet të zgjidhet njëherë e përgjithmonë, ndryshe ky institucion nuk mund të funksionojë siç duhet me subvencione.

Hajdari e ka vlerësuar të pakuptueshme që një aktor, i cili e ka kaluar një jetë të tërë në teatër, tani është i detyruar të hyjë në intervistë për punë në këtë institucion./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.