United Hospital

Kullat e Karadakut

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Në malësinë e Karadakut – Janë do Kulla të marakut! Janë do Kulla historike, Të qëndresës heroike !…

Kur t’ na rrokë ndo ‘i herë mërzia –
Do të shkojmë n’ fshatin Terzijaj !
T’ shohim Kullat e Hajdin’ve ,
Që trimërisht iu banë ballë stinëve !

Në malësi të Karadakut ,
Porsi shtylla e bajrakut –
Ngrihet lartë Kulla e Smajlit ,
Si kala në mes të malit !

Këto Kulla në këto anë ,
I kanë ngritë mjeshtrit dibranë .
Janë ndërtime shumë të hershme ,
Mbajnë në gji kohërat e tmerrshme !…

N’ Kullën e Fetah Kurexhës –
Shumë është këndua Kënga e Rexhës !
Edhe Kulla e Hafiz’ve –
Ka pritë trima e burra t’ fiseve !

ARKATANA

Kulla e Avdi Haxhë – Peqenës ,
Nderë të madh i banë Preshevës !
Kulla e tretë është Kulla e Xhelës –
Krenaria e gjithë trevës !

N’ Karadak – n’ këtë djep të trimit ,
Është ngritë Kulla e Hajdinit !
Kjo Kullë është histori n’ veti –
Ngritë stubllasi Fazli Ahmeti !

Fazlisë , truri mjeshtërinë ia rroki –
N’ popull njihej si Fazli Noki !
Fazli Noki e Shaip Rrustemi –
Ndërtuan Kulla prej bedeni !

Gjilan, më 01.11.2014. /Demir Krasniqi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.