RCCOLA

Kullat e Hajdinve në mbrojtjen e shtetit

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Ditë më parë, pasardhësit dhe trashëguesit e Kullave të Hajdin’ve në fshatin Terzijaj ( Komuna e Gjilanit) shumë afër kufirit me Preshevën, përkatësisht fshatin Peqenë, janë njohtuar se, shteti ynë, përmes MKRS-së – Qendrës për Trashëgimi Kulturore në Gjilan, janë njoftuar me vendime përkatëse se, tash e tutje janë në mbrojtje të shtetit. Dhe, me këtë, është sinjalizuar edhe mundësie e renovimeve ka thënë Sabit Rrustemi.

Sa për dijeni, Kulla e parë në foto, që është njohur në Karadak si Kulla e Smajlit, është ngritur diku në vitet 1850 – 55 dhe atë nga mjeshtër dibranë, të cilët, atë mot, në Karadak ngritën dhe dy Kulla tjera, atë të Fetah Kurexhës ( sot Kulla e Hafiz’ve) që gjithashtu është vu nën mbrojtje si dhe të Avdi Haxhës ( Peqenë) që sot bie në territorin e komunës së Preshevës ( Kosova Lindore).

Kulla tjetër, ajo e Hajdinit, është ngritur në vitin 1940 të shekullit të kaluar, nga mjeshtri i njohur i Karadakut, stubllasi Fazli Ahmeti, i njohur më shumë si Fazli Noki.

Ndërsa Kulla e Tretë, ajo e Xhelës, është ngritur më 1948, pjesërisht nga Fazli Noki si dhe më pas, nga Shaip Rrustemi, që poashtu ishte ndër muratorët më të rryer të kësaj ane. deri në vdekje.

Mobi Casa

Gjendja e këtyre Kullave, nuk është aspak e mirë.

Në fakt, Kulla e Shaqës dhe më pas e bijve të tij ( si trashëgues i Kullës së Smajlit), fillimisht ishte lëkundur dhe shembur një anë që nga tërmeti i Shkupit i vitit 1963, për t’u përkeqësuar edhe më shumë në tërmetin e vitit 2002.

Kulla e Hajdinit, ishte djegur me themel, më 15 prill 1999 nga ushtria serbe.
Ndërsa pak më mirë qëndron Kulla e Xhelës, por edhe ajo nga brenda bukur shumë është dëmtuar, sidomos pas luftës së fundit e këndej.

Me një përkujdesje më të përshpejtuar të shtetit, këto Kulla, në një të ardhme të afërme do ishin shfrytëzuar, sidomos për fushën e trashëgimisë kulturore dhe te folklorike por, edhe për një turizëm malor dhe nevoja tjera, meqë shtrihen në një hektar e sa vend si dhe nga pozita ku gjenden, shihen afërsisht dy të tretat e territorit të Kosovës ka thënë Sabit Rrustemi./rajoniopress/