Kulla e Jasharëve – “Meka” e shqiptarëve
Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi. Hej, mora rrugë drejt legjendarit – Në Prekaz t’ Adem Jasharit ! Ku është Kulla e Jasharëve – Aty është “Meka” e shqiptarëve !
Refreni:
Kulla e Jasharëve – “Meka” e shqiptarëve ,
Mejdan i flijimit – arenë e çlirimit .
Djep i sakrificës – fortesë e Drenicës ,
Gurë themel lirie – faqe historie …
Hej, para varreve të përulemi –
T’ gjithë dëshmorëve t’iu përkulemi !
Si shqiptarë të Ilirisë –
Para gjakut të lavdisë !
Refreni:
Kulla e Jasharëve – “Meka” e shqiptarëve …etj.
Hej , rrofsh Drenicë – Kala kreshnike ,
Flakë e zjarreve historike !
Kurrë s’u tunde , kurrë s’u lëkunde –
Robërive iu dhe funde !
Refreni:
Kulla e Jasharëve – “Meka” e shqiptarëve …etj.
Demir Krasniqi : “KRENARIA E GOLLAKUT” – Gjilan, 2008 . Faqe 23.


