Mobi Casa

“Kulla e Bashkimit” në fshatin Kosaqë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

Më datën 5 Maj 2019 – të,
U përurua vepra e historisë së vërtetë !
Në fshatin Kosaqë, të Komunës së Gjilanit –
Aty u ngrit vepra e luftës së vatanit !

Ky objekt, atë ditë që është përurua,
“Kulla e Bashkimit”, që është përgëzua –
Luftërave të lavdishme iu është përkushtua,
Që kanë pasur qëllim vendin me e çlirua !

“Kulla e Bashkimit” – objekt legjendar,
Monument i sakrificës së Kombit Shqiptar !
U është kushtuar luftërave t’ lavdishme çlirimtare –
Për Bashkimin dhe Lirinë e trojeve shqiptare !

Ky objekt do të jetë ndër monumentet historike –
Që do t’i bashkojë shqiptarët e t’ gjitha trojeve etnike !
Veçmas idealin e UÇK-së, të UÇPMB – së,
T’ UÇK -së së Maqedonisë dhe të mbarë Kosovës !

Mobi Casa

“Kulla e Bashkimit” u realizua
Me nismën dhe përkujdesjen që u angazhua
Ish – shefi i shtabit të UÇPMB-së –
Trim Shefket Musliu, luftëtar me besë !

Në ceremoninë e inaugurimit të “Kullës së Bashkimit” –
Ishin të pranishëm mysafirë të lindjes e perëndimit !…
Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës
Dhe Shefket Musliu, luftëtar trim i lokes !

Në fshatin Kosaqë, n’ inaugurim të “Kullës së Bashkimit“ –
Erdhën luftëtarë kombëtarë të tri luftërave të çlirimit !
Veteranë, familjarë të dëshmorëve nga gjithë trevat mbarë
Dhe personalitete tjera publike që na bëjnë krenarë !

Brezat që do t’ lindin në fshatin Kosaqë –
Do t’ rritën të lumtur dhe kanë për t’u kënaqë !
Do t’i gëzojnë frytet, t’ mirat e lirisë –
Që i mbollën me gjak bijtë e Ilirisë !

Gjilan, më 05.05.2019.
Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.