UBT

Kukësi nderon Sabri Fejzullahun

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Këshilli i Qarkut Kukës, ka miratuar dhënien e titullit të nderit “Personalitet i shquar në fushën e kulturës” dy personaliteteve të njohura nga Kosova, këngëtarit Sabri Fejzullahu dhe akademikut Rexhep Ferri.

Në mbledhjen e mbajtur me 30 prill, këshilli i qarkut unanimisht ka votuar për këtu dy personalitetet të artit për të qenë nderi i qarkut, njoftojne mediat shqiptare.
Sabri Fejzullahu i takon gjeneratës së vjetër të këngëtarëve i cili ka arritur që edhe në kohën e re të zë vendin e vet në muzikën argëtuese të Kosovës, por edhe më gjerë. Ka fituar 18 “Okarina të Arta” në “Akordet e Kosovës”, ka incizuar mëse 800 këngë, ka marrë pjesë në shumë festivale dhe ka fituar shpërblime, brenda dhe jashtë vendit. Ka bashkëpunuar gjithmonë me kompozitorët më të mirë të vendit.

UBT

Rexhep Ferri, piktor, profesor e shkrimtar, u lind në Kukës në vitin 1937. Më 1958 mbaroi shkollën e mesme të Artit në Pejë. Më 1962 botoi poezitë nga cikli “ Shëtitësit e lodhur” në revistën letrare ‘Jeta e re” në Prishtinë. Në vitin 1966 u diplomua në Degën e Pikturës Monumentale në Akademinë e Arteve në Beograd. Në vitin 1970 mbaroi studimet pasuniversitare në Akademinë e Arteve në Beograd. Më 1971 mori çmimin e dhjetorit të Kuvendit të Kosovës. Në vitin 1974 zgjidhet pedagog i Akademisë së Arteve Figurative në Prishtinë.

Më 1975 fiton çmimin e Sallonit Pranveror për pikturë të Shoqatës së Artistëve Figurativë të Kosovës. Në vitin 1999 zgjidhet sekretar i Seksionit të Arteve në ASHAK dhe në vitin 2000 zgjidhet anëtar i rregullt i ASHAK. Kritika i ka vlerësuar lartë veprat e tij në aspektin artistik. Ka botuar edhe disa përmbledhje të poezive, si dhe disa romane. /Indeksonline/