RCCOLA

Kukan: Krimi dhe korrupsioni duhet të çrrënjosen

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ka filluar në Prishtinë takimi i gjashtë ndërparlamentar mes Parlamentit Evropian dhe Kosovës me ç’rast eurodeputeti Eduard Kukan ka theksuar se duhet të bëhet edhe shumë punë në proceset integruese. Në këtë takim Kukan shoqërohej nga Doric Pack, Ulrike Lunacek si dhe eurodeputët tjerë.

Kukan ka theksuar nevojën që Kosova të vazhdoj me procesin e reformave, si në gjyqësi, që duhet të jetë i paanshëm dhe i pavarur.

“Dua ta shfrytëzoj rastin t’iu inkurajoj që t’i vazhdoni këto procese. Ka edhe shumë punë për t’u bërë. Sundimi i ligjit është një nga reformat që Kosova duhet të ndërmerr. Gjyqësori duhet të jetë i paanshëm dhe i pavarur. Krimi i organizuar duhet të çrrënjoset, lufta kundër korrupsionit duhet të vazhdojë. Këto janë elementet që duhet të bëhen në një shoqëri të hapur dhe në një sistem demokratik”, ka thënë Kukan.

Uji Dea

Ai me tutje ka shprehur besimin e tij, se takimi me një numër deputetësh dhe kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, dhe zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi, do të shërbejë si mundësi që zhvillimet e fundit të vazhdojnë në mënyrë pozitive.

Në takim morën pjesë edhe deputetët, si Hydajet Hyseni, Halit Krasniqi, Rexhep Selimi, e disa deputet tjerë. I pranishëm në takim ka qenë edhe shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar.

Takimi i gjashtë ndërparlamentar mes Parlamentit Evropian dhe Kosovës do të vazhdojë edhe nesër në Prishtinë.