Kujtimi simbolik i ngadhënjimit të paqes ndaj dhunës

/ 2 minuta lexim
KKVITI

15 Korriku i vitit 2015 do të kujtohet një ngjarje jo vetëm për popullin turk por edhe për të gjithë njerëzit të cilët janē rreshtuar në mbështetje të paqes, sigurisë dhe stabilitetit.

Ne me shqetësim i kemi përcjellur tentimet për grusht shtet të asaj nate të errët dhe të kobshme për popullin vëlla turk.

Një grup ushtarësh të inspiruar nga ideologjia terroriste e lëvizjes së Gylenit tentuan ta realizojnë puçin ushtarak ndaj një qeverie legjitime popullore e ardhur në pushtet përmes zgjedhjeve demokratike.

Terroristët kërcënuan, vranë civilë, terrorizuan qytetar të pafajshëm, gra, pleq e fëmijë. U sulmua pabesisht, parlamenti i shtetit, presidenca, mediat, institucionet legjitime të shtetit.

Qytetaria turke tregoi emancipim kulturor e politik, vetëdije qytetare, atdhedashuri e patriotizëm. Ata u mobilizuan për të mbrojtur rendin kushtetues dhe shtetëror. Ne sot shprehim ngushëllimet më të sinqerta për më shumë se 250 dëshmorë të rënë dhe mijëra të plagosur, në mesin e tyre edhe shqiptar, në mbrojtje të demokracisë, sigurisë së qytetarëve dhe shtetit turk.

RCCOLA

15 korriku është simbolik e ngadhënjimit të paqes ndaj dhunës, të sigurisë ndaj destabilizimit, të qytetarisë ndaj barbarisë, të mirëqenies ndaj agresionit dhe terrorizmit. Fuqishëm i dënojmë forcat e errëta, shpirtkëqinj, që sjellin fatkeqësi, urrejtje e pasiguri.

Sot në përkujtim të kësaj ngjarje të kobshme solidarizohemi me të gjitha nënat e dëshmorëve të kësaj ngjarje, me institucionet, qeverinë dhe presidentin e shtetit turk z. Tajip Erdogan.

Ne do të vazhdojmë të lutemi për paqe, siguri, dashuri dhe mirëqenie në mes njerëzve vullnetmirë pa dallim etnie, gjinie përkatësie politike e religjioze.

Bujanoc. 15. 07. 2021.

Myftiu i BIPBM – së Nexhmedin ef. Saqipi