Kujtim Shala: Kosova është marrë vesh me Serbinë për KFOR-in, e ka kthyer veriun në vend neutral

Nënkryetari i LDK-së, Kujtim shala, ka thënë se marrëveshja e Kosovës me Serbinë në Bruksel për targat ka sjellë dy probleme kryesore. Njëra prej tyre është se është diskutuar për mandatin e KFOR-it dhe e dyta është se janë njohur për herë të parë për targat ilegale që i lëshojnë strukturat paralele.

Shala thotë se cdo veprim në pjesën veriore të Kosovës duhet të merret në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar. Ai thotë se serbët kosovarë ende nuk e njohin autoritetin e shtetit dhe krijojnë trazira.

“Cdo veprim që ndërmarrin institucionet tona, në atë pjesë, është krijuar një praktikë që të studiohet dhe të jetë i kujdesshëm dhe të bashkëpunohet me partnerët tanë. A ka ndikim në fushatë zgjedhore. Këto janë zgjedhje lokale nuk kanë lidhje direkte. Nëse kemi parasysh se kush e përfaqëson Kosovën dhe nëse marrim këto marrëveshje, vërejmë dicka tjetër. Se në Bruksel, Kosova ka negociuar dhe është marrë vesh me Serbinë për çështje ekskluzivisht tonat. Jo se Kosova ka qenë temë. janë së paku dy elemente që dëshmojnë këtë që po them unë. Pika e parë e marrëveshjes rregullon raporton e Kosovës me KFOR-in, pra me një përfaqësim ushtarak i cili ka një mandat që merret me sigurinë e Kosovës por që është një organizatë neutrale në raport me statusin politik me shtetin e Kosovës. Mandati i KFOR është rregulluar krejtësisht ndryshe. Kosova është marrë vesh për herë të parë me Serbinë për KFOR-in. Pra e ka kthyer veriun në një vend neutral. Të çështja e targave. Ai që quhet reciprocitet. Unë vë një pikëpyetje. Nëse ky është reciprocitet ne e kishim me Serbinë edhe me konkluzat e vitit 2012. Pra me marrëveshje nuk mund të jetë reciprocitet me kuptimin e parë të fjalës. Cfarë ka ndodhur atje. Jemi marrë vesh me Serbinë që të përdorim ngjitëse. Në rregull është deri këtu. Në kuptimin e masës është e barabartë. Problemi është që ne kemi njohur tabelat ilegale që i lëshon Serbia për veriun e Kosovës në kudër të administratave ilegale. Ato tabela kanë qenë aty gjithmonë, por nuk janë njohur asnjëherë. Kjo është problematike”, tha Shala në emisionin Pressing në T7. /Gazeta Express/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS