RCCOLA

Kujtim Gashi kryetar nëndege në lagjen “Malësia”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Dega e PDK-së në Kamenicë duket se është e vendosur që të përforcojë nëndegët e saja prandaj në shumicën e tyre ka zgjedhur për kryetar nëndege zyrtarët e lartë të degës.

Në lagjen “Malësia” rreth 150 anëtarë të nëndegës kanë zgjedhur nënkryetarin e degës Kujtim Gashin për kryetar të ri të PDK-së, përderisa në Roganë kryetar është zgjedhur Florim Kryeziu.

Gjatë vikendit PDK ka mbajtur kuvendin edhe në Hodonoc ku kryetar u zgjodh, sekretari aktual i degës Enver Morina dhe në Petroc ku është zgjedhur kryetar nëndege profesori Selami Rexhepi.

Eco Higjiena

Dega e PDK-së përmes një komunikate e ka vlerësuar si shumë të suksesshëm këtë proces zgjedhor. “Në këto kuvende zgjedhore në nëndegë po vërehet interesim i jashtëzakonshëm ndërsa një element shumë i rëndësishëm është se në këto kuvende po marrin pjesë shumë të interesuar që deri tani nuk kanë qenë fare të përfshirë në aktivitete të PDK-së, apo kanë qenë aktivistë të partive të tjera” thuhet në njoftim.

Gjatë këtyre dy ditëve u mbajtën kuvendet në nëndegët e Petritit, Roganës, Hodonocit dhe L.Malësia- Qytet, dhe në gjitha tubimet pati pjesëmarrje masive, ndërsa vlen të theksohet se në nëndegët e Roganës, Hodonocit dhe L.Malësia-Qytet pjesëmarrja ishte rreth 100 e 150 të pranishëm, gjë që krijon përshtypjen e fushatës zgjedhore të përgjithshme.” thuhet në komunikatën e degës së PDK-së./rajonipress/