RCCOLA

Kujt po i pengon(te) Kosharja

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Nga Fatmir Kastrati – Një djalë 3-4 vjeçar, preokupim e kishte që të zbardhte mëngjesi dhe të vazhdonte lojën aty ku e la ditën e djeshme në oborrin e shtëpisë së tij. Një ditë gjithçka i ndryshoi, pa një angazhim të gjithë familjes dhe farefisit të tij që bëheshin gati për të marr një rrugë të gjatë e cila nuk e dinte ku e ka fundin. Kjo si pasojë e shpërnguljes me forcë nga shtëpitë tona. Ndonëse nuk është që mban mend shumë nga lufta por i ngelen në mendje 3-4 momente për të shtuar kureshtjen e tij më vonë që të njoh ata të cilën ishin fuqia se një ditë ky djalë po e vazhdonte lojën e lënë në gjysmë në oborrin e shtëpisë tij. Pra ushtarë dhe heronjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kur kaloi një kohë dhe ne u kthyem në normalitet, djali i ri filloi të mësonte rreth heronjve që ia mundësuan të kthehet në oborrin e tij. Një ditë derisa po kalonte pranë një përmendore në qytetin e tij u ndal të shikonte dhe mësonte se kush ishte edhe një hero që ia mundësoj dëshirën e tij që të vazhdonte lojën e lënë në gjysmë.

Mbeti pa fjalë nga vargjet që pa në të. Ishin vargje të thurrura në mënyrë briliante që ai asnjëherë më parë nuk kishte dëgjuar.

Mu shterrshin sytë nëse pushoj
Lirinë tënde me ëndërrue
Mallkue qoftë gjaku im
Nëse m’vrasin pa luftue.

Të cilat vargje i kishte thënë një nga herojtë e tij i cili quhej Agim Ramadani dhe nuk e njihte më parë. Nga ky moment ai filloi të hulumtonte dhe lexonte rreth heroit të tij i cili më vonë do të bëhej i pari në listën e heronjëve që ky e admiron. Në çdo informacion që ai merrte për të nga njerëzit qe i folën për të dhe më vonë nga hulumtime dhe dëgjimet prej bashkëluftëtarëve të tij, ai me një çudi pyeste vetën: Pse nuk kam ndëgjuar dhe pse nuk është folur aq shumë për të më parë.

Ajo çka e shtyu edhe më shumë të njihte heroin e tij ishte edhe fjalia që ndëgjoi se pjesëtarët e KFOR-it kishin thënë që duhet të kalojnë 20 vite për të njohur më mirë dhe ia ditur vlerën heroit të tij.

Ai vazhdonte të hulumtonte mbi heroin e tij dhe bashkëluftëtarët e heroit të tij, për të njohur më shumë dhe me një kureshtje se vërtetë pas çdo viti që do të kalonte do të vlerësohej vlera e tij.

Mobi Casa

Pas shumë leximeve, diskutimeve me persona të ndryshëm, ndonjë dokumentari të vogël, rrëfimeve nga personat që e njohën dhe luftuan bashkë, ai arriti të e dinte dhe njohte mjaftë mirë heroin e tij të vërtetë.
E kuptoj që Agimi nuk ishte vetëm heroi i tii. Ai ishte heroi i gjithë fëmijëve që iu ndërprehej loja dhe gëzimi. Ai ishte motivi dhe forca e çdo ushtari që luftoi në vendin nga buron krenaria dhe një nga lavditë me të mëdha të vendit tonë, Kosharës. Se sa i madh ishte heroi, mjafton të kujtoni thirrjet që ai bëri për luftën. Nuk po ju themi të luftoni por po ju ftojmë Ejani të luftoni me ne.

Ai nuk ishte si të tjerët, ai kishte ndarë mendjen e tij, tani me sa e kam kuptuar nga hulumtime për të ai kishte dy synime thyerjen e kufirit shqiptaro shqiptarë, nga i cili akt liria ishte çdo hap më afër dhe po na buzëqeshte dhe çlirimin e tokave shqiptare në veçanti veriun. Të parën e arriti në mënyrën më madhështore, me shokët e tij dhe sipas planit të tij ai largoi një gurë te vogël por që peshonte shumë për ne dhe ai nuk mund të e duronte. Nga ky moment ai e kuptoi që çdo njërit ia bëri më të lehtë dhe ia afroi lirinë dhe gjatë një luftimi ai e shënoi pavdekësinë .Sigurisht ai shkoi me mendimin që shumë kush nga ne do të vazhdoj të ndjek idealin e tij. Ndoshta si pasojë e kësaj dhe një ndjenjë të këtij faji, më vonë ndodhën gjëra të çuditshme nga akterë të ndryshëm.

Çfarë ndodhi pastaj?

Në çdo vjet që po kalonte pas luftës, Agimi dhe Kosharja nuk po e merrnin lavdinë që meritonin. Është e vërtetë që në çdo vit që kalojmë, ata për të cilët Agimi u flijua dhe ua solli lirinë po vlerësohet lartë e më lartë( populli).

Por në shumë përvjetor me apo pa dashje shumë pak i kushtohet rëndësi veprës që ai bëri si dhe idealit dhe amanetit që ai la pas.

Herë merreshin me fraksionet që kinse kanë ekzistuar në Koshare dhe për të gjithë ata që kanë lexuar dhe dinë për të e dinë fortë mirë që Agimi nuk i donte dhe nuk i lejonte këto pasi që ai i bashkonte të gjithë për vetëm një kauzë, e shumë hërë Kosharen gjatë vitit nuk e përmendin duke dashur që meritat të shkojnë në rajone të tjera, së fundmi merremi me deklaratat e politikanëve të cilët vazhdimisht e harrojnë Kosharen përpos në përvjetorët e lavdishme, sa për të marrur disa pëlqime.

Djali që tashmë është rritur dhe ka ngulitur në mendjen e tij dhe zemrën e tij se Agim Ramadani dhe 113 shokët e tij të Kosharës janë një nga dy rrënjët kryesore të lirisë së popullit tonë, me dëshirën më të madhe pret ditët kur Kosharja dhe Agimi do të vlerësohen çdo ditë të vitit, do të mësohet për ta në librat e historisë nga pasardhësit tanë, do të krijohen dokumentar dhe filma nga të cilët ne të rinjtë do të frymëzoheshim që të vazhdonim të ndërtonim shtetin që na la amanet Agimi me shokë dhe çdo dëshmor tjetër, duke analizuar dhe parë që Kosharja dhe Agimi nuk e kanë marr ende vlerësimin e merituar, duke parë tendencat apo neglizhimet e rasishme ose edhe sipas këndvështrimit të tij( që mund të jetë i gabuar) që i bëhen Kosharës dhe Agimit, në periudhën e pas luftës, i dëshpëruar dhe i habitur nga oborri i shtëpisë që nuk ka kush të e pengon më, pyet ndërvite se Kujt po i pengon(te) Kosharja?