UBT

Kujt po i pengon simboli kombëtarë mbi lapidarin e dëshmorit Fatmir Ibishi

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Të paktë janë ato varreza të dëshmorëve të UÇPMB-së në Luginë të Preshevës për të cilat përkujdesemi më shpesh se sa një herë në vit, kur shkojmë për homazhe, dhe atëherë i kushtohet pak rëndësi duke ia pastruar pllakën përkujtimore por edhe duke ia vendosur kurorat me lule, ndonëse simbolet kombëtare qëndrojnë me vite deri sa ta ndërrojnë edhe ngjyrën.

Shumica e pllakave përkujtimore të dëshmorëve janë përskaj rrugëve, disa më rrugë më shumë të frekuentuara e disa më pakë, por qëllimi i tyre ishte i njejtë, liria e popullatës shqiptare të Luginës së Preshevës.

Ndonëse pllaka përkujtimore e dëshmorit të kombit Fatmir Ibishin është në vednin pothuajse më të frekuentuar në Luginë, në magjistralen Bujanoc-Gjilan në hyrje të fshatit Konçul, por fatkeqësisht lapidari i këtij dëshmori shpesh ka pamje jo të hijshme për kalimtarët, sepse sikurse kurorat poashtu edhe simboli kombëtarë nuk janë në vendin e tyre.

FIDANISHTJA

Kalimtarë të rastit në redaksin e BujanociNet, gjatë ditës së shtunë kanë hasur këtë pamje tek lapidari i dëshmorit Fatmir Ibishi, kurorat janë rrëzuar, që mund ti rrëzojë edhe fryma, por simboli kombëtarë i cili është lidhur me litarë në altarin e lirisë, shpesh bie në gjysëm shtizë, dhe kjo nuk është një pamje e hjishme, jo vetëm për kombin shqiptarë, por edhe për OVL-UÇPMB-në e cila është organizata e vetme që ka obligim të veçant për përkujdesin e lapidarëve të dëshmorëve.

BujanociNet, ka kontaktuar edhe banorët e fshatit Konçul, të cilat e kanë më afër lapidarin e dëshmorit, por ata mëndojnë ndryshe, gjatë bisedës me banorët mësuam se, ata përkujdesën për këtë lapidarë, por sipas tyre dikush qëllimisht është duke e dëmtuar simbolin kombëtarë dhe është duke e zbritur në gjysëm shtizë, seps esipas tyre nuk është e mundur që fryma ta shkaktojë një gjëtë të tillë, andaj ata mednojnë se këtë është duke e bërë dikush qëllimisht. “Pothuajse çdo javë e rregullojmë flamurin, i rregullojmë kurorat, por dikush qëllimisht po e dëmton dhe po e zbret me forcë nga ku po e vendosim” kanë thënë banorët e Konçulit./BujanociNet/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.