Fundamenti

Kujt po i pengon derbi mbarë Shqiptarë – Kombëtar, Gjilani – Drita?!

/ 4 minuta lexim

Nga Nderim Isufi – Kohëve të fundit kemi zëra nga disa personalitete të sportit, apo edhe disa media – portale që dëshirojnë ta zbehin apo ta bartin tjetër kund përqendrimin për derbin më të madh në trojet Shqiptare. Derbi Gjilani – Drita është derbi mē i madh kombëtar në të gjitha trojet Shqiptare, qyteti i Gjilanit nuk është vetëm kryeqytet i futbollit, por është akademi dhe universitet në veti i futbollit dhe i tifozëris, mbar kombëtare.

Vetëm këto dy tifozeri të këtyre dy klubeve dinë tē bëjnë atmosferë të tillë, atmosferë, që rrallë shihet në stadiumet apo qytete tona. Se pse ky derbi është ma i madhi në trojet Shqiptare e pse e jo edhe në tërë gadishullin Ballkanik, po ju jepi disa arsyeje:

1. Është i vetmi derbi që ndan në dysh vëllezërit, bashkëshortët, rrugët, fëmijën me prind, kafiterite, farefisin etj etj.
2. Për derbin Gjilani – Drita kanë shkruar të gjitha mediat evropiane e botërore e deri në Azinë e largët.
3. Dy javë para derbit dhe dy javë pas derbit, flitet për derbi.
4. Kosova është pranuar në UEFA dhe FIFA, me inserte, dhe ngjarje nga ndeshja Gjilani – Drita, dhe atmosfera e krijuar nga të dy grupet e tifozëve.
5. Qyteti i Gjilanit jo rastësisht ka marr epitetin si Italia e vogël.
6. Derbi Gjilani – Drita konsiderohet derbi i tret lokal në Ballkan pas atij Olimpiakos – Panatinaikos, në Greqi, dhe pas Crvena Zvezdes – Partizani nē Serbi, ne jemi rendit si derbi i tret lokal nē Ballkan pas këtyre dy klubeve. Mirëpo sipas disa analistëve dhe eksperteve të vendit dhe jashtë vendit derbi Gjilani – Drita nëse e marrim për kokë banori llogaritet si derbi mē i madh lokal në Ballkan.

UBT

Arsyeja është, Greqia si kryeqytet, me mbi tre milion banor, dhe Beogradi si kryeqytet me afër dy milion banor, këto qytete si kryeqendra kanë dukshëm ma shumë banor se sa qyteti i Gjilanit, që ka mbi 100 mijë banor, prandaj me plot kuptimin e fjalës mund të themi që Gjilani – Drita është derbi më i madh lokal në Ballkan, e ma i madhi nga të gjitha llojet në Shqiptari.

Prandaj në vend që të gjithë t`i gëzohemi këtij derbi, kësaj atmosfere, këtij organizimi, që kanë ditë ta krijojnë këto dy klubet dhe këto dy tifozeri, disa me qëllime caktueme mundohen me humbë këtë pasuri shtetërore që e kemi!

Shteti i Kosovës dhe FFK-ja derbin Gjilani – Drita duhet ta vlerësojnë si një pasuri shtetërore, si një vlerë kombëtare, që është shumë vështir të krijohet. Shteti i Kosovës qytetit Gjilanit duhet t’ja krijoj kushtet për të gjithë dashamirët e futbollit, jo vetëm Gjilanas, por për dashamiret e të gjitha trojeve Shqiptare që kanë dëshirë me qen të pranishëm në stadium. Shtetet tjera harxhojnë miliona e miliarda për me krijue një pasuri të tillë, e nuk munden me bë, kurse ne shteti jonë e kemi një gjë të tillë, një pasuri që gjithkush na ka lakmi, andaj kërkoj nga të dy ekipet Gjilanase, nga të dy tifozerit Gjilanase, që ta ruajmë me fanatizëm ketë derbi, këtë pasuri kombëtare që e kemi, ta bartim te gjeneratat e reja, e sa të ekziston kjo botë le të ekzistoj edhe derbi jonë, e i gjithë Shqiptarëve Gjilani – Drita./rajonipress/