RCCOLA

Kujt ia ka inati dhe kë e xhelozon Remzije Osmani?

/ 1 minutë lexim

Këngëtarja jonë, Remzije Osmani, veç zërit e këngës, për çka dallohet dhe me çka është bërë e njohur gjithandej, shkruan Kosovarja, ajo veçohet edhe si shoqe e mirë me kolegët e saj, tek shoqërohet dhe mban raporte me të gjithë, jo veç kur takohen në qendra të ndryshme të botës, teksa këndojnë bashkë në mbrëmje të organizuara muzikore.

Se është kështu dëshmojnë edhe fotografitë, të cilat ajo i poston në rrjete sociale, tek shihet me kolegët e saj, si me këtë rast, me Adelina Ismailin,Shemin, me Shkurten, me Medën, me Yllka Kuqin, me Florianin e vogël etj.

Eco Higjiena

Remzija s’mban inati as xhelozi si shumica e këngëtarëve tjerë, të cilët nuk publikojnë foto të përbashkët me kolegët e vet, këngëtarë të tjerë. /Kosovarja/