Kujt ia dedikon këngën e re Morena Taraku

Këngëtarja e njohur, Morena Taraku nesër pritet të lansojë projektin e saj më të ri.
“Lule” titullohet kënga e saj. Me anë të një statusi në Facebook ajo ka treguar se kujt ia dedikon këtë këngë, transmeton Indeksonline.
“Do ta dedikoja nje jete duke shprehur dashurine qe me mungoj nga ti, dhimbjet pa ty, sakrificat e shumta qe te qendroja e lumtur edhe pse shtylla kryesore mungoj gjithmone ne shtepi.
Bota te fal cdo gje por asgje nuk eshte me e bekuar se dashuria jote Nene…
Ta dedikoj TY ❤NËNË❤, sepse ishe personi qe ishe me se paku pjese e jetes time dhe pa ty une sdo isha fare…”, ka shkruar Taraku./Indeksonline/