Mobi Casa

Kujt ia dedikoi Dafina Zeqiri këngën “Lule Lule”?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Dafina Zeqiri padyshim që është një nga këngëtaret me evolucionin më real në estradën shqiptare.

Duket sikur e gjithë karriera e saj është e lidhur me termin e inovacionit, për sa i përket muzikës që ka sjellë në treg dhe stilit të veçantë që ajo ka.

Ditën e djeshme këngëtarja ka befasuar fansat duke publikuar bashkëpunimin e radhës me reperin e njohur Lumi B.

Kënga titullohet “Lule Lule” dhe është një ripunim i këngës së vjetër arbëreshe “O lule lule”.

Uji Dea

Fansat e kanë pritur këtë këngë padyshim shumë mirë dhe përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagram-it, këngëtarja ka zbuluar për ne se kjo këngë i kushtohet nënës së saj me të cilën e ka kënduar për herë të parë në një moshë shumë të vogël.

“Lule Lule kënga jonë e parë që kemi kënduar bashkë një herë. 2 vjeç unë…të du mas shumti në botë! Ti ma ke dhuruar një talent që ma ka shpëtuar jetën, ashtu qysh na ke shpëtuar t`i. ! Nënë dhe baba je shembull! Unë thjesht po e vazhdoj rrugën tënde që janë munduar të ta ndërpresin!”, shkruan Dafina në postim ndërkohë që më pas shton:

“Ah sikur ju ta dinit jetën time…koha do ta tregojë, kur të vij momenti do të flas. Por kjo grua, përtej faktit që është mamaja ime është një luftëtare! Është arsyeja se përse jam duke bërë këtë që po bëj të cilën ajo duhet të ndalonte së bëri për të luftuar për vajzat e saj!” ka shkruar këngëtarja.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.