United Hospital

Kujt i “shkon për ftyre” më shumë posti i kryeministrit?!

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ballkani shquhet për konflikte e mosmarrëveshje mes shteteve, por po ashtu tani për tani shquhet edhe për liderë të rinj.Në fakt liderët e rinj kanë nisur të dominojnë edhe në Evropë. Italia ka një kryeministër të ri po ashtu.

Serbia ka një kryeministër, Aleksandër Vucic, 44 vjeçar. Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë është 49 vjeçar.

Veç këtyre edhe Zoran Milanovic i Kroacisë është 48 vjeç. Nikola Gruevski i Maqedonisë është 43 vjeçar.

Ndërkaq Milo Gjukanovic është aktualisht kryeministri më i vjetër në Ballkan. Malazezi ka 52 vjet. Edhe Kroacia ka kryeministër rreth të 40-ve. Ai është Zoran Milanovic, 47 vjeçar.

Por edhe Evropa perëndimore po ndryshon. Nga dikur me udhëheqës të plakur në vende me demokraci e zhvillim, inspirues po dalin të jenë liderët e rinj. Italia ka zgjedhur për kryeministër një 39 vjeçar, Matteo Renzi. Edhe Anglia ka një kryeministër të ri. David Cameron është 47 vjeçar.

Edhe Kosova në gjithë jetën e vet qeverisëse ka pasur kryeministra të rinj. Nga Ramush Haradinaj, Agim Ceku dhe tash Hashim Thaçi.

Eco Higjiena

Thaçi tek tash ka mbushur 46 vjet dhe nëse rizgjidhet kryeministër do ta vazhdojë të mbajë edhe Kosovën në këtë trend që e ka edhe rajoni.

Por nuk janë vetëm Thaçi dhe Haradinaj që pretendojnë këtë post. Ka edhe që i janë ofruar kohës së pensionimit.

Isa Mustafa, që humbi betejën në Prishtinë po synon të bëhet kryeministër në moshën 63 vjeçare.

Pacolli, që ishte për një muaj president, tash dëshiron postin e kryeministrit në moshën 62 vjeçare.

Ramush Haradinaj, që synon të rikthehet në këtë pozitë, është 45 vjeçar. Albin Kurti ndërkaq është më i riu. Ai është 39 vjeçar. /reporteri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.