Hidromorava

Kujt i pengoi Hamdi Jashari dhe pse është viktimë e një rrjeti mafioz dhe kriminal brenda sistemit të drejtësisë

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Hamdi Jashari është njëri nga avokatët më me ndikim në Anamoravë dhe më gjerë, pedant dhe me një kulturë të lartë profesionale, vazhdon të mbetet më i kërkuari nga qytetarët dhe klientët pikërisht sepse ka arritur të godas anën e errët të gjyqësorit, duke e kthyer besimin në mesin e qytetarëve. Po pse u burgos Hamdi Jashari dhe pse ra në grackë dhe ishte viktimë e një grupi mafioz që operon tash e sa vite në Gjykatën e Gjilanit këtë mund ta dijnë vetëm ata që e kanë orkestruar këtë skenë krimi dhe këtë marifet të ulët duke goditur tinëzisht një avokat me kredibilitet e moral profesional e me vlera të mëdha. Hamdiu sigurisht që do të dali i pastër në këtë betejë, por ata që ia kanë dashur të keqën sigurisht kanë me u skuq para vetës dhe shoqërisë. Hamdi Jashari edhe pse i ka qindra mundësi për të folur e ka gjetur heshtjen për ta kapërcyer me dinjitet këtë sfidë dhe këtë proces të montuar fund e krye.

Emri i hami Jasharit në fushën e jurispodencës dhe në përgjithësi të avokaturës progresive ka vend të veçantë dhe të rëndësishëm pikërisht për shkak të këmbënguljes së tij që sistemi i Drejtësisë të jetë ashtu siç duhet dhe jo ashtu siç ka qenë dhe vepruar deri tani.

Hamdi Jashari ishte dhe është viktimë e një grupi të caktuar njerëzish që gjithçka kanë bërë e bëjnë vetëm për të diskretituar figura të njohura, por besojmë se Hamdiu do ta mposhtë këtë grup sekserësh që ende jetojnë në kurriz të palëve dhe pandershmërisë profesionale.

Hamdi Jashari është shumë inteligjentë dhe një avokat që kishte zë kritik për dallim nga të tjerët dhe zëri i tij dhe reagimi i tij publik në TV e medie online e pengoi atë grupin kriminal, duke e burgosur vetëm përkohësisht.

Hamdiu foli e kritikoi kur duhet dhe ku duhet, kërkoi vazhdimisht profesionalizëm në sistemin e drejtësisë dhe korrektësi për lëndët, por ky invazion i tij i pengoi dikujt, u pengoi atyre që për 22 vite e shkatërruan sistemin e drejtësisë. Ishte avokat në një lëndë kundër Qeverisë së Kosovës sepse Hamdiu nuk njihte autoritete, mjaftonte lënda dhe qëllimi i mirë.

Hamdi Jashari është një kuadër e ri e me perspektivë dhe njihet si principiel në profesion dhe për shkak të pamjes fizike dhe korrektësisë në punë të gjithë e quajnë si “anglez”.

Shumë qytetar gjilanas, njerëz të avokatisë e grupe tjera me ndikim janë tronditur me arrestimin e Hamdi Jasharit. Qytetarët i besojnë Hamdi Jasharit dhe kërkojnë që rasti të jetë korrekt e transparentë.

Fundamenti

Ndryshe në vitin 2019 Hamdi Jashari kishte folur për rajonipress dhe kishte dhënë shumë kritika e akuza për sistemin e drejtësisë të cilat edhe tani janë aktuale.

Avokati Jashari, sugjeronte që si gjykata, prokuroria, avokati dhe institucionet e tjera, të mos ndalen në luftimin e dukurive negative, të angazhohen maksimalisht në rritën e cilësisë së gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve dhe aktërëve të tjerë, e jo vetëm në rritjen e numrit të tyre sepse, sipas Jasharit, vendi jonë është një vend i vogël, me pak popullatë dhe nëse punohet me përkushtimin që duhet, gjërat do të ecin ashtu siç e meritojnë qytetarë, tek të cilat apelon në ngritjen vetëdijes qytetare për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtat e tyre.

Avokati Jashari kishte thënë se në sistemin e drejtësisë, më konkretisht në gjyqësor dhe prokurori ka ngecje që burojnë fillimisht nga fakti që në këto institucione ka ende individë që janë emëruar gjyqtar apo prokurorë dhe këtë fakt respektivisht pozicionin e gjyqtarit apo të prokurorit e shohin “si një vend pune me një pagë të mirë” e asgjë më shumë, ndërsa sipas avokatit Hamdi Jashari, profesioni i gjyqtarit dhe prokurorit nuk duhet trajtuar “si një vend pune me një pagë të mirë por, si një pozicion me një përgjegjësi tejet të lartë, që kërkon përgatitje të lartë dhe të vazhdueshme profesione, zhvillim koherent dhe mbi të gjitha rezultate të dëshmuara në trajtimin apo gjykimin efikas dhe korrekt e kërkesave të qytetarëve apo institucioneve”.

Avokati Jashari i cili ndonëse ende mund të konsiderohet gjeneratë e re, i njëjti në lëminë e jurisprudencës ka një përvojë të gjatë profesionale dhe mbi të gjitha të pasuar edhe me një traditë të gjatë familjare në fushën e drejtësisë.

I rritur, i edukuar dhe i ndërtuar fillimisht si njeri e pastaj edhe profesionalisht, në një familje me traditë në këtë fushë, nga babai ish gjyqtar dhe avokat i mirënjohur, tashmë i ndjerë Avni Jashari, i cili për 30 vite me radhë ushtroi me dinjitet dhe sinqeritet profesionin, fillimisht si gjyqtar deri në vitet e 90-ta, ndërsa në vazhdim deri në vdekje profesionin e avokatit, po ashtu nga nëna juriste e diplomuar, ndër juristet e para femra në regjionin tonë, e pensionuar para pak kohësh, e cila për vite me radhë ishte drejtoreshë në një institucion të rëndësishëm në regjionin e Gjilanit, ky avokat prej kohësh, falë të gjitha atyre që u thanë më lartë por, më tepër falë përgatitjes së vazhdueshme profesionale, përkushtimit me dedikim në profesion, vigjilencës, organizimit, korrektësisë dhe rezultateve nga përfaqësimi i lëndëve (ndër to disa lëndë tejet të rëndësishme dhe voluminoze) ka arritur që të ndërtojë imazhin e një avokati briliant.

I mbetet drejtësisë ta vlerësojë se nëse do të vlente ndonjë incizim jo ligjor që ta njollos tërë këtë kapital të një avokati modern e me perspektivë./rajonipress/